Covid-19/Çfarë po ndodh te Dispanceria? Pacientët janë të rrezikuar të preken nga koronavirus për shkak të…

Covid-19/Çfarë po ndodh te Dispanceria? Pacientët janë të rrezikuar të preken nga koronavirus për shkak të…

Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase
Tre problemet kryesore gjatë zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut
Si ndryshon kontrata e re. Matja një herë në 3 muaj…

Shtimi i rasteve të të infektuarve me Covid-19-të, ka rritur numrin e pacientëve që i drejtohen Dispancerisë së Tiranës për të bërë një kontroll të mushkërive.

Mjeku i familjes jep rekomandim për të bërë kontroll pranë Dispancerisë, në rastet kur pacienti konstaton probleme në mushkëri ose shfaq  shenjat e para të ngjashme me ato të Covid-19. Por duke qenë se fluksi i personave që kanë nëvojë për këtë shërbim është i lartë, kjo ka shkaktuar radhë të gjata duke bërë të pamundur ruajtjen e distancës nga ana e pacientëve dhe sipas tyre kjo po i rrezikon ata më shumë.

Gena Hidri, 59 vjeç nga Tirana ishte ulur në njërën nga karriget para derës kryesorë të dispancerisë dhe ankohej per dhimbjet që ndiente. Ajo kishte ardhur për te bërë  grafi te mushkërive, dhe analiza të tjera  që nga ora 9-të dhe po vazhdonte të priste ende. Ora shënonte 11:15 dhe Gena tregon për informim.al se brenda në radhë për të është futur vajza e saj, për të cilën është e frikësuar se mund të marë ndonjë infeksion. “Kemi ardhur që në orën 9-të, unë spo mund të duroj më nga dhimbjet. Nuk kemi orar, vetëm mjekja e familjes më ka dhënë një rekomandim për tu paraqitur këtu. Është hera e dytë që po e bëj. Nëpër spitale më shumë po sëmuremi sesa po gjejmë derman.” – shprehet ajo.

Radhët e gjata shkaktojnë lodhje për pacientët (kryesisht pacientë mbi 45 vjeç) të cilat marin shërbim në këtë instituticion, janë të pashmangshme pasi edhe pacientët nga rrethet i drejtohen Dispancerisë, për sëmndjet lidhur me mushkëritë. Dhe kjo ka shkaktuar frikë se aty mund të jetë një vatër infeksioni.

Ali Alliu 64 vjeç, nga Dibra shprehet se e bëri grafinë, pasi kishte pritur më shumë se 2 orë në radhë. “Mbarova punë, mjekja sillet shumë mirë, na trajtojnë mirë, por vetëm se radhë e madhe. Më ka shkrujt diçka në fletë do ja çoj mjekes së familjes, s’më thanë gjë ktu . Shpresoj të kem dalë mire se nuk mund të vij sërish.” – U shpreh ai.

Shtimi i rastve të konfirmuara dhe i atyre që shfaqin simptomat e para, ndjehet edhe te mjekët e familjes pasi janë të parët që përballen me pacientët. Ata përveç konsultave nëpërmjet telefonit me  pacientëve pozitivë që trajtohen në banesa, presin edhe pacientët që kanë nëvojë për rekomandim për të bërë kontroll të mushkërive. Por në rastin e Seferit planifikimi nuk ishte bërë saktë.

Seferi 55 vjeç shoqëronte mamanë, e cila gjatë këtyre ditëve kishte patur  shqetësime të shumta dhe vështirësi në frymëmarrje, nuk arriti të kryente vizitën.

“Prita më shume se një orë në radhë me nënën që e kisha lënë në karrocë jashtë,  në hollin pritës, Doktoresha më tha se nuk ke numrin e regjistrit në rekomandim dhe për këtë arsye nuk mund të ta bëjmë grafinë. Duhet të shkoj edhe njëherë te Poliklinika e Specialiteteve nr.2 të pyes doktoreshën e familjes, pastaj se di kur do të vij këtu.”- u shpreh ai i acaruar.  Seferi pranoi të bënim një tentativë për ta regjistruar me ID  e pacientes qe e morëm nga e-albania. Por në  recepsion i kërkuan kodin me të cilin konfirmonin në sistem planifikimin nga doktoresha e familjes.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0