Çmimet e produkteve të qumështit janë rritur dukshëm. Qumështi, kosi, djathi dhe gjiza po rriten pothuajse çdo ditë. Qytetarët ankohen dhe thonë se po bëhet e padurueshme ndaj kërkojnë ndërhyrjen e organizmave shtetërore. Sipas tyre, këtë periudhë kanë reduktuar në maksimum konsumin e tyre por gjykojnë se kjo nuk është zgjidhje
Në vështirësi janë vënë kryesisht baxhot, të cilat thonë se rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djathë. Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim.
COMMENTS