Cila është e moshuara që ra pre e dhunës së policisë bashkiake?

Cila është e moshuara që ra pre e dhunës së policisë bashkiake?

Janari i gjen shqiptarët me vetëm dy operatorë telefonie, bashkohet One me Albtelecom-in
Turizmi, më shumë të huaj: Në plazhe më pak njerëz, ndjekin guidat turistike
Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë

 

E moshuara që ra pre e dhunës së Policëve të Erion Veliajt përndiqet prej kohësh. Ajo është dhunuar të paktën tre herë nga Policia Bashkiake, vetëm se siguron jetesën duke shitur perime. Në një intervistë në vitin 2019 ajo kishte një apel për Erion Veliajn, që të mos e dhunonte më me policë e ta lejonte të siguronte mbijetesën.

Nëna e dhunuar nga Policët Bashkiakë të Erion Veliajt, duket se është një fatkeqe që përndiqet dhe dhunohet vazhdimisht, për të vetmin motiv, se me perimet e siguruara nga bahçja do të sigurojë jetesën. Të moshuarës i janë bllokuar të paktën dhe tre herë të tjera perimet dhe është dhunuar nga efektivët e policsë. Një prej rasteve është regjistruar në shtator të vitit 2019, ku po në të njëjtën zonë e moshuara shiste ato pak prodhime. Por në atë rast kanë qenë qytetarët dhe aktivisti Aulon Kalaja që  kanë kundërshtuar dhe i janë kundërpërgjigjur aktit të Policisë Bashkiake, duke i paguar nënës së moshuar lekët se sa kushtonin perimet që ajo shiste, e Polcët e Ermal Kapllanit dhe Erion veliajt, nuk tërhiqeshin deri sa të çonin deri në fund urdhrin e shefave.

Po kush është e moshuara që u dhunua nga efektivët e Policsë bashkiake. Pak ditë pas kësaj ngjarje gazetari Aulon Kalaja e gjeti sërish në trortuar nënë duke shitur ato pak perime, që duket se e bezdisnin aq shumë kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke rrëfyer se si e dhunuan 3 efektivë policie, e moshuara kishte një apel për kryebashkiakun Veliaj dhe paraljmëronte se do të mbrohej me sëpatë ndaj agresionit

Edhe pse në atë kohë kishte një reagim të madh të qytetarëve, kjo nuk i pengoi aspak xhandarët e Veliajt që të gjenin sërish e të dhunonin nënën e moshuar. Po duket se dhuna e policisë bashkiake është e keqja më e vogël për këtë nënë të moshuar. Fati i keq e ka përndjekur gjithë jetën. një prej qytetarëve që ka dënuar aktin barbar të policëve bashkiak, shkruan në rrjete sociale se pak kohë më parë e kishte takuar të moshuarën, e cila I kishte rrëfyer se detyrohej të shiste pasi nuk kishte mundësi tjetër jete, pasi kohë më parë kishte humbur edhe të birin, foton e të cilit e mbante në gji në çdo moment.

COMMENTS

WORDPRESS: 0