Cfare po ndodh me vatrat e zjarrit ne mbare vendin?

Cfare po ndodh me vatrat e zjarrit ne mbare vendin?

LIVE, Shqipëri – Armeni/ Skuka rrëzohet në zonë, arbitri nuk jep penallti pas konsultës me VAR
Jetonte e vetme mes mjerimit dhe skamjes, e moshuara në Elbasan gjendet e pajetë në banesë
Aksidentoi për vdekje policin nga Patosi, arrestohet shoferi 27-vjeçar në Fier

Vatrat e zjarrin në Gjirokastër u shuan, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Peleshi në një postim në Facebook, të mërkurën.

Ai u shpreh se Forcat e armatosura po vijojnë punën.

Dje u evakuuan tri fshatra dhe një person humbi jetën si pasojë e zjarreve në Gjirokastër.  Nderkaq vatrat e zjarrit në Dukat të Vlorës janë nën kontroll. por zjarri vazhdon të mbetet problematic në mallet e Llogarasë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria po punon në afërsi të Pashalimanit, si zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të municioneve.

Në vend prej 3 javësh kanë nisur zjarret në të gjithë territorin e vendit kryesisht në jug.

Javën e fundit vatrat e zjarrit u bënë të pakontrollueshme.

Bashkimi Evropian do të ndihmojë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë për shuarjen e vatrave të zjarrit. BE njoftoi se di të dêrgojë:

2 aeroplanë zjarrfikës Canadair nga Franca në Itali për të filluar operacionet e shuarjes së zjarrit.

2 avionë zjarrfikës nga Qipro po mbështesin Greqinë, dhe një ekip zjarrëfikësish për të mbështetur operacionet në terren.

2 helikopterë nga Çekia dhe Hollanda do të dërgohen për të mbështetur operacionet në Shqipëri.

Sllovenia po dërgon një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

E gjithë ndihma mobilizohet përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, me bashkëfinancim nga Komisioni të paktën 75% të kostove të transportit.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič tha:

“Ne po punojmë gjatë gjithë kohës për të dërguar ndihmë ndërsa zjarret janë ndezur në të gjithë Evropën. Falënderoj Qipron, Çekinë, Francën, Slloveninë dhe Hollandën që vendosën me shpejtësi aeroplanë zjarrfikës, helikopterë dhe një ekip zjarrfikësish për të mbështetur “Vendet e prekura shumë nga zjarret në pyje. Në këtë kohë ndërsa disa vende mesdhetare po përballen me zjarre, Mbrojtja Civile e BE -së sigurohet që mjetet tona të zjarrfikësve në vend të përdoren me kapacitetin maksimal. Ky është një shembull i shkëlqyer i solidaritetit të BE -së në kohë nevoje ”.

Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE -së, shkruhet në njoftimin pêr shtyp.

COMMENTS

WORDPRESS: 0