Zviceranët votuan në një referendum të dielën për të ndaluar veshjen e burkës në restorante, dyqane dhe vende të tjera publike. Ligje të ngjashme ekzistojnë tashmë në Austri, Hollandë dhe Francë.
Pas qeverisë zvicerane, ka reaguar edhe komuniteti mysliman i këtij vendi, i cili përbën 5 për qind të popullatës, raporton theguardian.
“Ky është një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, një anëtar i Les Foulards Violets, një kolektiv feminist mysliman.
“Kjo politikë simbolike drejtohet kundër muslimanëve femra dhe meshkuj”, tha Federata Zvicerane e Organizatave ombrellë Islamike në një deklaratë. “Por gjithashtu dëmton tërë Zvicrën, e cila ka minuar vlerat e veta duke pranuar iniciativën”, shkruan më tutje.
Kujtojmë se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në 2014 që ndalime të tilla nuk shkelin të drejtat e personave për lirinë e fesë ose shprehjes.
Lidhur me këtë ngjarje hoxhë Justinian Topulli shprehet për informim.al se është fryt i një propagande dhe lavazhi mediatik.

Hoxhe Justinian Topulli
“Nuk e kam ndjekur me detaje rastin, vetëm e kam parë shkurt si lajm. Se di çfarë mund të them, por në përshtypjen time të parë, nëse nuk gaboj, në një vend si Zvicra ku komuniteti musliman shfaq pak gra të tilla të mbuluara me nikab, në dallim me ndonjë vend tjetër evropian, dhe ku deri më sot nuk përcillet asnjë sulm terrorist me prapavijë muslimanësh, dhe ku muslimanët jetojnë në të qetë, nuk mund të jetë vetëm se fryt i një propagande dhe lavazhi mediatik, nga forca të ekstremit racist dhe ksenofob, që i ka zënë paranoja nga një rrezik inekzistent.”-shprehet ai.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka bërë një postim në Facebook në lidhje me ndalimin e burkës në vendet publike në Zvicër. Sipas saj, të njëjtën gjë do të duhej ta bënte edhe Kosova.
Sipas Muslimania.al Alma Lama lutet që Kosova me shumicë muslimane prej 95.6%.të marrë shembullin e Zvicrës ku muslimanët përbëjnë një minorancë prej 4 përqind. Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shqiptarja e Shqipërisë bën thirrje që Kosova e ish-presidentes Atifete Jahjagës, të parës dhe deri më tani të vetmes presidente grua në të gjitha vendet shqipfolëse, të bëjë një hap pas nga vlerat e demokracisë për të shprehur lirinë e besimit ne sfera dhe forma të ndryshme. “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas vlen të theksohet se Zvicra e ndaloi mbajtjen e burkas në vendet publike. Të njëjtën duhet të bëjë edhe Kosova.” shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.
COMMENTS