Çfarë ndodh pas dhunës në familje?!

Çfarë ndodh pas dhunës në familje?!

Arrestohet autori i krimit trefish, dënuar në 2007 për vrasjen e gruas së parë në Kukës
Dhunë në familje/ Babai kërkon ndryshimine masës së caktuar nga gjykata
Elbasan/ Raste të shumta dhune familjare edhe në ditë festash

Rastet e dhunës në familje vijojnë edhe shtohen në vendin tonë. Rasti i fundit ka ndodhur në Levan të Fierit ku bashkëshorti dhunonte gruan përpara fëmijëve të mitur.
Në intervistat e kryera nga informim .al në lagjen ku banon familja,mësohet se autori Sajmir Mersini vuante nga probleme mendore dhe se gjithashtu ishte konsumues i alkoolit.
Bashkëshortja e dhunuar ka deklaluar në polici se e ka qëlluar vetëm me një shuplakë por në trupin e saj ka shenja që tregojnë se ngjarja është më e rëndë se kaq. Vetë fqinjët deklarojnë se autori e ka qëlluar gruan e tij me sëpatë dhe ata kanë ndërhyrë për ta shpëtuar.
Sajmir Mersini mblidhte kanace për të ushtyer familjen e tij.
Sërish përsëritet e njëjta histori , një familje e cila jeton në kushte shumë të vështira ekonomike ku nuk kanë as edhe një ndihmë nga shteti. Fëmijë që përvec skamjes dhe urisë bashkëjetojnë me dhunën. Sa e sa familje shqiptare jetojnë në këtë gjendje dhe shteti as që i ka në listat e tij….
Edhe për sa histori të tilla do të flasin e do të shkruajnë mediat ….
Dhe çfarë do të ndodhë me këtë grua më tej?
Bashkëshorti pra dhunuesi do të marrë dënim sipas ligjit, por pasi të mbarojë ditët e dënimit? Do të kthehet në shtëpi sikurse asgjë mos të kishte ndodhur apo do të dënojë gruan e tij për kallëzimin e bërë? Si do të përkrahet kjo grua gjatë kësaj kohe? Po fëmijët e kësaj familje si do të trajtohen, kur ata ushqeheshin vetëm me shitjen e kanaçeve të babait të tyre dhunues?Apo do ta zevendësojnë ata babain tani dhe të braktisin shkollën ashtu siç ka ndodhur rendom në shumë familje?

COMMENTS

WORDPRESS: 0