Çfarë ndodh në Bashkitë e Shqipërisë? Denoncimi i të verbërve: Ka anomali në dhënien e pagesave

Çfarë ndodh në Bashkitë e Shqipërisë? Denoncimi i të verbërve: Ka anomali në dhënien e pagesave

Shoqëria Civile ngre shqetësimin se projektligji, “Për regjiistrimin e Organizatave Jofitimprurëse” nuk është konsultuar me grupet e interesit gjatë draftimit nga ministria përgjegjëse
Dilema e tregëtarëve – ’Formalizimi’, apo braktisja e tregut të Shkozës
Përmbarimi/ Sekuestro ndihmës ekonomike. Organizata është e paligjshme.

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar drejtuesi i Shoqatës së të verbërve, Ardjan Hysa nëpërmjet një interviste për Informim.al paraqiti problematikat me të cilat përballen njerëzit me aftësi të kufizuar dhe të verbrit në veçanti.

1E9C61A3 A30D 4282 BE20 2A85DC92FF87

Ardjan Hysa, drejtuesi i shoqatës së verbërve

Deklarata e plotë:

“Në Shqipëri pavarsisht rekomandimeve dhe përfundimeve që kanë arritur 1 vit më parë Komiteti i Kombeve të Bashkuara në Gjeneve pavarësisht rekomandimeve të paraqitura përpara qeverisë nuk ka asnjë lloj zhvillimi pozitiv në realizimin dhe plotësimin e këtyre rekomandimeve. Normalisht i gjithë komuniteti i personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri nuk jeton në kushte të mira qoftë ekonomiko-financiare por dhe përsa i përket infrastrukturës, ofrimit të shërbimeve etj.

Në të gjitha bashkitë e Shqipërisë pothuajse ka anomali në dhënien e pagesave të të verbërve. Edhe atje ku janë dhënë, kanë qenë gjysmë për gjysmë ose 1/4 dmth nuk janë dhënë pagesat e plota. Përveç kësaj ka probleme të karakterit administrativ përsa i përket personave të cilat punojnë në administratat e bashkive përkatëse për faktin që ka nga ato persona të cilët ose me keqdashje ose për shkak të paditurisë i pengojnë personat që të marrin pagesat që ju takojnë për shkak të ndjekjes së arsimit të lartë ose arsimit të mesëm ndërkohë që nuk janë kompetent këta persona për marrjen e kësaj pagese sepse  janë pagesa të përcaktuara me ligj me VKM dhe nuk ka kompetencë një person i caktuar i personelit apo i administratës së një bashkie të caktuar që të thotë që ty nuk të takon pagesa sepse ndjek shkollën.”

I pyetur nga informim.al Hysa tha se ka raste konkrete të këtyre abuzimeve dhe shprehet se ndodh në dy raste: 

Raste konkrete në Bashkinë e Korçës dhe një rast në Bashkinë e Devollit, të cilët vazhdojnë arsimin e lartë nuk mund të marin pagesën, me arsyetimin që nuk të takon sepse po ndjek një program studimi.

Një tjetër çështje është pagesa e detyrimeve të prapambetura. Në 2005-2010 të verbrit por dhe të gjithë personat me kategoritë e ndryshme të aftësisë së kufizuar duhet të merrnin pagesat, diçka më shumë sesa i’u është dhënë atyre ndër vite. Për shkak të mos përllogaritjes së mirë këtyre personave i’u është mohuar dhënia e këtyre pagesave. Për këtë shkak ne kemi kërkuar vazhdimisht rikthimin apo rënien e këtyre detyrimeve të paprambetura. Detyrime të cilat janë të njohura edhe prej vetë Ministrisë përgjegjëse, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.“, shtoi më tej ai.

Deklarata e shoqatës së invalidëve të punës.

Drejtuesi i Shoqatës së Invalidëve të Punës, Abdulla Omuri u shpreh për Informim.al se sipas nenit 59 të Kushtetutës së Shqipërisë, shteti përmirson jetën e personave me aftësi të kufizuara ekonomike, sociale, shëndetësore. Invalidë pune quhen të gjithë ato persona të cilët janë të aksidentuar në punë, me sëmundje personale (të gjithë ato që kanë punuar në miniera dhe kanë marrë pluhura në mushkëri) me sëmundje të përgjithshme (ku futen diabetikët, azmatikët, kardiologjikët) aksidentet fizike (të aksidentuarit në punë që kanë humbur gjymtyrët e poshtme apo të sipërme që përfitojnë një person invaliteti nga sistemi i sigurimeve shoqërore.

Megjithatë çdo ligj bie ndesh me të drejtat e azhornuara që ju takon me ligjet që kanë miratuar. Ana tjetër nuk i përgjigjen Kushtetutës dhe nuk i përgjigjen konventës së OKB-së për personat me aftësi të kufizuar që qeveria shqiptare e ka miratuar.

89FC3F3F 0BD9 47B4 B618 AD8A1495D97F

Abdulla Omuri, drejtues i shoqatës së para-tetraplegjikëve

I pyetur nga informim.al në lidhje me vonesën e pagesës për muajin nëntor për invalidët e punës ai thotë se ka shqetësime nga Berati, Laçi, Puka, nga Maliqi i Korçës dhe nga Këlcyra. “Unë kam komunikuar me zyrën e zv.kryeministrit dhe është miratuar fondi shtesë nga qeveria dhe ato mund të merren ose brenda kësaj jave ose do të merren dy muaj bashkë.” përfundoi ai.

Çfarë të drejtash kanë invalidët e punës në bazë të ligjit? 

Omuri shprehet se sot ekzistojnë disa ligje për invalitet dhe mbi të gjitha është ligji për statusin e invalidit të punës i miratuar ligji 78/89 i ndryshuar me ligjin 91/43 datë 16.10.2003 që përcakton disa të drejta. Përcakton

 -përfitimin e ilaçeve falas për invalidët e plotë, dhe 50% për invalidët e pjesshëm;

-përjashtimin nga taksat e drejtëpërdrejta, taksat kombëtare dhe taksat vendore;

-lehtësitë në transportin urban, neni 11/1 i ligjit thotë shprehimisht udhëtimi për invalidët e punës është falas.

Çfarë mendon për vendet që nuk ofrohet shërbimi falas për transportin urban për këta invalidë? 

“Duke filluar që në qershor, qeveria ju ka dhënë mbi 393 milionë lekë transportit urban për shpenzimet e tyre në kushtet e pandemisë. I ka përjashtuar nga taksa e qarkullimit që një autobuz paguan një taksë qarkullimi 70 mijë lekë të reja që i takon që duhet të lëvizin për një vit 300 invalidë vetëm me taksën e qarkullimit. Përsëri i ka përjashtuar dhe nga taksa vendore. Si rezultat ata nuk zbatojnë ligjin siç janë rrethet. Sot aktualisht invalidëve të punës nuk ju ofrohet shërbimi falas në urbane sipas Ligjit në Bashkitë Vlorë ,Shkodër, Durrës, Elbasan. Këto bashki përfitojnë nga rasti që më datë 27/04/2014 ka dalë një ligj i hartuar në fshehtësi ku thotë licensat për trasportin urban peshohen nga pushteti vendor.”

Çfarë problemesh ka nxjerr ky ligj?

“Kuptohet që pushteti vendor nuk është i aftë sot të menaxhojë të gjitha atributet që rrjedhin nga zbatimet e ligjit siç janë konventat ndërkombëtare apo konventa e OKB për personat me aftësitë e kufizuar. Që do të thotë të fortët ato që duhet të marrin licensë marrin licensën e trashëgojnë tek dikush tjetër ja japin një menaxheri dhe nuk duan të njohin legjislacionin për invalidët e luftës, për të verbrit apo paraplegjikët. Pra që ktu që në licensë po të shikosh licensën thotë kur një subjekt i tillë që nuk zbaton ligjet për invalidët e punës, invalidët e luftës, automatikisht do ti hiqet licensa. Disa persona në këto zona i kanë marrë këto licensat disa individë që hiqen si të fortë dhe kjo si ndëshkim merret dhe nga ana jonë.”

“Në bazë të ligjit 15 datë 20/12/2019 ka dalë ligji për nxitjen e punësimit. Në nenin 20 të tij parashikohet që çdo punëdhënës që punëson 25 në 25 persona të tij duhet të punësojë një invalid pune që është me të drejtë pune. Për çdo 50 punonjës të tjerë duhet të punësojë një invalid me gjendje të rëndë.

Në nenin nr.23 të këtij ligji krijohet një fond social. Kush nuk zbaton këtë ligj duhet të derdhë pagën minimale në fondin social i cili do të shërben si stimul në ndërmarrje të tjera apo punëdhënës të tjerë. 

Nëse do konsideronin që administrata publike do zbatonte këtë ligj do punësonte 7200 invalidë pune dhe rreth 320 invalidë me sëmundje të tjera të kategorisë së rëndë.”

A kanë pasur ndihmë gjatë pandemisë këta persona? 

Drejtuesi i shoqatës së invalidëve të punës Abdulla Omuri shprehet se që kur filloi pandemia i ka propozuar Ministrisë së Financave dhe Komitetit të Emergjencave  që të përfshiheshin në paketën e ndihmës edhe gjithë familjet me invalidët e pjesshëm ku ishin me të drejtë pune dhe punë nuk kishte. Duke qënë me pension invaliditeti me 50% e pensionit të plotë, kërkuam që të trajtoheshin ose me pako ushqimore ose të futeshin në skemën e ndihmës ekonomike. Nuk u mor në konsideratë as njëra as tjetra. Vetëm në Bashkinë Lezhë kanë përfituar 12 familje të invalidëve të punës ndihma ushqimore.

Cilat janë statistikat reale të invalidëve të punës sot?  

“Janë mbi 73 mijë invalidë pune. Mosha mesatare është 47.4 vjeç. Përbërja familjare 4 deri në 5 persona në familje. 68% e ketyre invalideve te punes jane kryefamiljare,8% jane burre e grua invalide, 10% jane burra te divorcuar nga familjet vetem per shkak te invaliditetit,6% jane gra invalide të divorcuara nga burrat vetëm për faktin se janë invalide dhe vetem 8% kanë fëmijët e rritur.

Persona me aftësi të kufizuar ka në çdo vend të botës dhe në të gjitha nivelet e çdo shoqërie. Numri i personave me aftësi të kufizuar në botë është i madh dhe në rritje. Mbi një miliard njerëz, apo rreth 15% e popullsisë së botës, kanë një formë të aftësisë së kufizuar,nga të cilat mbi 200 milionë janë fëmijë.

110 milion deri 190 milion njerëz kanë vështirësi të konsiderueshme në funksionim Përqindja e personave me aftësisë të kufizuar është rritur ndër shkaqet e tjera, për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike./Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0