Personat që e kalojnë virusin, mund të fitojnë imunitet deri në dy vjet sipas mjekut Genc Sulçebe.
“Ky virus nuk ka të papritura të tmerrshme, sa i përket imunitetit. Antitrupat, nuk mund të themi me siguri se sa kohë do zgjasë, por nga eksperiencat e mëparshme me koronaviruset e tjerë, zgjat 1 vit deri në 1 vit e gjysmë. Nga SARS Cov1 apo MERS zgjat edhe me vite të tëra. Nuk duhet të kemi frikë se do prekemi më, për dy vjet, jeni të sigurt”, tha ai për abc news.
COMMENTS