Sot, u ligjërua Këshilli Bashkiak Elbasan si dhe mori mandatin e kryetarit të bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja.
Ashtu siç e do dhe protokolli që shiriti dhe posti z. Llatja, iu dha nga ish-kryetari bashkisë z. Qazim Sejdini. Ceremoni aq sa solemne, por dhe me përgjegjësi të madhe ligjore dhe morale për kryetarin e ri.
Referuar auditit të KLSH-së, me vendim Nr.205, datë 17.12.2018 “Për auditimin e përputhshmërisë së ushtruar në bashkinë Elbasan”, për periudhën prej 01.01.2016 deri më 30.09.2018, ka gjetur që gjendja e faturave të pa likuiduara ndaj të tretëve deri më datë 30.09.2018 është në vlerën 176,106,951 lek të reja.
Kjo shumë përfshin detyrimet e ish-komunave si dhe detyrime të Bashkisë Elbasan. Rekomandimi i KLSH-së, ka qenë marrja e masave të menjëhershme për pagesën e faturave të pa likuiduara. Shpresojmë që këto fatura të jenë shlyer ose në rast të kundërt i bie që z. Llatja, bashkë me postin ka marrë dhe këtë borxh të akumuluar ndër vite.
COMMENTS