Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi hiqni dorë nga pirja e cigares?

Çfarë i ndodh trupit tuaj pasi hiqni dorë nga pirja e cigares?

Në Mbretërinë e Bashkuar gratë me ngjyrë kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes
Kthehet “Selector PRO”  forumi ndërkombëtar muzikor/Transmetimi i drejtpërdrejt në Shkurt
Perurimi i statujes se princesh Dianes, ka ribashkuar dy vellezerit,Harry dhe William.

Të gjithë njerëzit dinë për efektet e dëmshme që shkaktohen nga konsumimi i cigareve.

Megjithatë, jo gjithçka është e humbur nëse jeni duhanpirës dhe e ndaloni pirjen e duhanit me kohë. Madje edhe në minutat e para pas cigares, trupi e fillon rikuperimin.

Pas 20 minutave

Trupi i njeriut është me të vërtetë i pabesueshëm, sepse vetëm pas 20 minutash pas cigares së tymosur fillon të rikuperohet. Shtypja dhe pulsi kthehen në normale dhe temperatura në duar dhe këmbë rritet.

Pas tetë orësh

Në gjak, nikotina dhe monoksidi i karbonit zvogëlohen përgjysmë. Nivelet e oksigjenit rriten dhe kthehen në normale, dhe ju jeni më të ‘zgjuar’, flini më mirë dhe jeni më të fortë. Megjithatë, dihet mirë se pikërisht këto tetë orë janë “krizë” për njerëzit që duan ta lënë duhanin, dhe se është shumë e rëndësishme të duroni këto tetë orë, sepse pas kësaj lënia e duhanit bëhet më e lehtë.

Pas 48 orësh

Monoksidi i karbonit dhe nikotina nga trupi zhduken. Mushkëritë fillojnë të pastrohen, mbaresat nervore rikuperohen ndërsa ju kthehet shqisa e nuhatjes dhe shijes.

Pas tre muajsh

Funksioni i mushkërive dhe qarkullimi i gjakut përmirësohen ndjeshëm. Shëtitja dhe ushtrimet bëhen më të lehta, kolliteni gjithnjë e më pak.

Mes një dhe nëntë muajsh

Zënia e sinuseve dhe lodhja pothuajse zhduken. Merrni frymë shumë më lehtë dhe nuk keni më pengesa me frymëmarrje. Jeni përgjithësisht më të shëndetshëm.

Pas një viti

Rreziku prej sëmundjes së zemrës bie për 50 për qind.

Mes 5 dhe 15 vjetëve

Diabeti është një sëmundje e cila i prek duhanpirësit afatgjatë. Nëse duroni për pesë vjet pa pirë cigare, këto rreziqe reduktohen ashtu si dhe ato të sulmit në tru.

Pas 10 vjetëve

Rreziku nga kanceri zvogëlohet dhe tani është i njëjtë si për jo duhanpirësit, sepse 60 për qind e kancerit lidhet me pirjen e duhanit dhe ushqyerjen e dobët.

Pas 15 vjetëve

Rreziku i prekjes nga sëmundjet e zemrës ose infarkti zvogëlohet dhe tani është i njëjtë si për jo duhanpirësit. Dihet se nikotina ndikon në mbylljen e enëve të gjakut dhe se për shkak të qarkullimit të reduktuar të gjakut vjen deri tek sulmi në tru apo në zemër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0