Në takimin e zhvilluar midis “Leviz Albania” dhe “Levizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome” në saj të javës së demokracisë vendore ne qytetin e Elbasanit më datën 27.04.2017 u diskutua çështja e strehimit për shtresat në nevojë. Drejtoresha e Ministris së Zhvillim Urbanit znj. Seseri është shprehur se ka dërguar një letër në bashki ku ka kërkuar informacion për pronat jashtë funksionit që janë në administrimin e bashkisë dhe që mund të përdoren si banesa sociale. Bashkangjitur kësaj kërkese, MZHU siguroi gjithashtu se pas evidentimit do të ketë një plan financimi në kthimin e tyre në banesa social strehimi. Në këtë takim Drejtoresha e strehimit në Elbasan znj Suli, ndër të tjera pohoi se bashkia do bëjë verifikimet e saj për trojet apo objektet që mund të përdoren. Ky problem kaq jetik për të gjithë këtë kategori mund të shkojë rreth rrugës së zgjidhjes me projektligjin e ri “Për strehimin social” ku thuhet : “ objektet e dala jashtë funksionit ,si rezultat i mbylljes së një veprimtari të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të qeverisjes vendore dhe janë miratuar për t’u kaluar ne fond banesash sociale me qira ,në përputhje me planin e përgjithshëm vendor”. Ligj ky që do të përmirësoj ndjeshëm situatën e familjeve të pastreha, por dhe i rikujton bashkisë që duhet të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.
COMMENTS