Komisioni Evropian ka hedhur propozime për të krijuar një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale për të lehtësuar “lëvizjen e lirë të sigurtë” brenda BE-së gjatë pandemisë Covid-19.
Certifikata Dixhitale e Gjelbër do të veprojë si provë nëse një person është vaksinuar kundër Covid-19, ka marrë një rezultat negativ të testit ose është rikuperuar pasi ka kaluar virusin.
Sipas KE kjo çertefikatë është “jodiskriminuese” sepse do të jetë në dispozicion si për ata që janë vaksinuar ashtu edhe për ata që nuk janë vaksinuar por rezultojnë negativë nga testet e kryera.
Do të jetë e disponueshme falas, dhe në anglisht, në format dixhital ose letër dhe përfshin një kod QR për të vërtetuar certifikatën. Ajo do të jetë e vlefshme në të gjitha vendet anëtare të BE dhe i hapur për Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, si dhe për shtetasit jo-BE që jetojnë në bllok.
Kjo masë është e përkohshme deri në deklarimin e fundit të emergjencës shëndetësore ndërkombëtare të deklaruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Gjithashtu do të ndërtohet një “portë hyrëse” për të siguruar që të gjitha çertifikatat mund të verifikohen në të gjithë BE-në dhe të mbështesë vendet anëtare në zbatimin e çertifikatave dhe “asnjë e dhënë personale” nuk do të kalojë ose mbahet nga vendet anëtare.

Certifikata Shëndetësore që do të lejojë lëvizjen e lirë në Europë , të qytetarëve të BE-së dhe atyre që nuk janë të BE-së, por jetojnë në bllokun Europian
Shtetet anëtare do të mbeten përgjegjëse për të vendosur se cilat kufizime të shëndetit publik mund të hiqen nga udhëtarët në vendet e tyre, por nuk mund të kufizohen në të njëjtën mënyrë udhëtarët që mbajnë një Certifikatë të Gjelbër Dixhitale.
Nënkryetari për vlerat dhe transparencën, Věra Jourová, tha: “Certifikata e Gjelbër Dixhitale ofron një zgjidhje në të gjithë BE-në për të siguruar që qytetarët e BE-së të përfitojnë nga një mjet dixhital i harmonizuar për të mbështetur lëvizjen e lirë në BE.
Me Certifikatën e Gjelbër Dixhitale, sigurohen qytetarët BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre të mund të udhëtojnë të sigurtë dhe me kufizime minimale këtë verë.
Një deklaratë nga KE vuri në dukje se: “Për të qenë gati para verës, ky propozim ka nevojë për një miratim të shpejtë nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli.”
KE u zotua gjithashtu të promovojë vendet e trashëgimisë kulturore të BE-së dhe rrugët kulturore, si dhe ngjarje dhe festivale kulturore, përmes një fushate të mediave sociale mbi turizmin e qëndrueshëm kulturor dhe të promovojë udhëtimet me hekurudhë, veçanërisht për të rinjtë.
COMMENTS