Cerrik/Spitali jashtë funksionit të tij,në një kohë që flitet për shëndetësi falas ata nuk marin as shërbimet më elementare.

Cerrik/Spitali jashtë funksionit të tij,në një kohë që flitet për shëndetësi falas ata nuk marin as shërbimet më elementare.

Euro sërish në rënie, ja çfarë pritet gjatë muajit gusht
Mbi 500 fëmijë nga shtresat në nevojë e komunitetit rom/egjiptian nuk kanë mjetet financiare për mësimin online
Shqipëria thyen rekordin, ndër vendet më të korruptuara në botë për zbatimin e ligjit
Spitali i Cerrikut e ka humbur totalisht funksionin e tij. Qytetarët edhe për analizat më të thjeshta referohen në Elbasan. Nëse dikur në këtë spital kryheshin ekzaminime të ndryshme,madje dhe grafi e skopi,tashmë këto shërbime nuk ofrohen. Vetë qytetarët bëjnë me dije se në rastet e emergjencave detyrohen vetë ti blejnë medikamentet. Më e vështirë situata paraqitet natën,kur farmacitë janë mbyllur dhe ato e kanë të pamundur të sigurojnë medikamente,duke u drejtuar kështu spitalit të Elbasanit. Të revoltuar për këtë fakt qytetarët kërkojnë marrjen e masave,në një kohë që flitet për shëndetësi falas ata nuk marin as shërbimet më elementare.
Banorët shprehen : – Atje mungojnë doktorët,mungojnë të gjitha cfarë përmban shëndetësia. Do vesh i sëmurë atje nuk ka serum,të vdes fëmija për hiç gjë. Të shkosh natën është një doktor,çfarë do bëjë ai kur nuk ka asgjë në spital. Ja do shkoj ti blej ilaçet vetë në farmaci,po ku të gjej natën farmaci hapur.
– Edhe një qendër shëndetësore në mal është më e rregullt se kjo këtu.
Bashkia e Cerrikut përbëhet nga 75 mijë banorë,ndërsa vetëm në qytet banojnë mbi 20 mijë banorë pavarësisht se ka një popullsi të konsiderueshme,mundësia për të marë shërbim shëndetësor është tejet e vështirë .

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0