Çermë, Divjakë/ Motra plagos vëllanë me thikë

Çermë, Divjakë/ Motra plagos vëllanë me thikë

Durrës/Një endacak është gjetur i vdekur mengjesin e sotëm.
“Tre ditë që vjen i përzier me fekale”, banorët e Otllakut pa ujë të pijshëm
Shqipëria dhe lufta për lirinë e Shtypit, një nga vlerat themelore demokratike të BE-së.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë.
Një 38-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta.
Gruaja me inicialet M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë pas sherrit banal i nguli thikën shtetasit Xh. Xh., 34 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0