CEO i Pfizer/ Njerëzit do të kenë nevojë për një dozë të tretë pas vaksinimit të plotë

CEO i Pfizer/ Njerëzit do të kenë nevojë për një dozë të tretë pas vaksinimit të plotë

Dhuna ndaj mjekut/ Ja si reagojnë qytetarët në rrjetet sociale
Shkrimi i padeshifrueshëm i mjekëve, shkak për 4.7 % të mjekimeve të gabuara
Kur prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta ndihen të braktisur nga shteti dhe pa asnjë përkrahje.

Drejtori Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla tha se njerëzit me shumë mundësi do të kenë nevojë për një dozë të tretë të një vaksine Covid-19 brenda 12 muajve nga vaksinimi i plotë.

Komentet e tij u bënë publike vetëm tani, megjithëse ai e ka bërë një deklaratë të tillë që më 1 Prill. Ai gjithashtu tha se është e mundur që njerëzve do t’u duhet të vaksinohen kundër koronavirusit çdo vit.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vaksinojmë grupin e njerëzve që mund të jenë të ndjeshëm ndaj virusit”, tha ai për CNBC. Ai shtoi se vaksinat do të jenë një mjet i rëndësishëm në luftën kundër varianteve të tjera që mund të jenë po kaq shumë ngjitëse.

Komenti vjen pasi CEO i Johnson & Johnson, Alex Gorsky, tha CNBC gjatë muajit shkurt se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit, njësoj siç veprohet edhe vaksinat sezonale të gripit. Studiuesit ende nuk e dinë se sa zgjat mbrojtja ndaj virusit pasi dikush është vaksinuar plotësisht.

Pfizer tha në fillim të këtij muaji se vaksina e saj Covid-19 ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër sëmundjes së rëndë deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme me atë të Pfizer, pati gjithashtu një efektshmëri të lartë në gjashtë muaj e parë.

Të dhënat e Pfizer u bazuan në më shumë se 12,000 pjesëmarrës të vaksinuar. Megjithatë, studiuesit thonë se duhen akoma më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse mbrojtja zgjat pas gjashtë muajve apo jo. Në shkurt, Pfizer dhe BioNTech thanë se po testonin një dozë të tretë të vaksinës së tyre Covid-19 për të kuptuar më mirë përgjigjen imune ndaj varianteve të reja të virusit.

Në fund të muajit të kaluar, Institutet Kombëtare të Shëndetit filluan testimin e një vaksine të re Covid nga Moderna përveç asaj që ajo tashmë ka, e krijuar për të dhënë mbrojtje ndaj një varianti problematik të ndeshur në Afrikën e Jugut. CEO i Moderna, Stephane Bancel, tha për CNBC se kompania e tij shpreson që në vjeshtë të ketë një vaksinë tjetër, e cila do të shërbejë si një vaksinë përforcuese ndaj vaksinës së saj me dy doza që është aktualisht në treg./Monitor.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0