Censusi 2021, minoritetet egjiptian dhe rom/ Duhet të korrigjoj gabimet e censusit 2011

Censusi 2021, minoritetet egjiptian dhe rom/ Duhet të korrigjoj gabimet e censusit 2011

Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.
Ndryshon ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri detyrohet të ngrejë padi për çështje me interesa kolektive

Pasaktësia midis numrit real të anëtarëve të minoriteteve Egjiptian dhe Rom dhe numrit që deklarohet zyrtarisht nga Instat sjell një paradoks midis nevojave reale për të përfituar nga politikat sociale dhe asaj që planifikohet në mbështetje të tyre.

Këto dy minoritete janë target-grupet më në fokus të hartimit të politikave sociale, kombëtare dhe ndërkombëtare nga organizmat shtetërorë edhe jo shtetërorë, por realisht, si mund t’u vihet në ndihmë, kur nuk regjistrohet numri real i kësaj popullsisë?! A e dini se regjistrimi i fundit i bërë nga Instituti i Statistikave është bërë në vitin 2011 dhe minoritetet Egjiptian dhe Rom janë vetëm 0.42% e numrit të përgjithshëm të popullsisë ?!

Referuar  të dhënave të përgjithshme pika 1.1.13 (Popullsia banuese sipas përkatësisë etnike dhe kulturore) rezulton se numri total i popullsisë është 2.800.138 (2 milion e tetëqind mijë  e 138 persona).  Nga ky total, rezulton se 8301 i përkasin minoritetit  rom dhe 3368  atij egjiptian, pra vetëm 11 669 persona nga këto minoritete.

Deri më sot këto janë të dhënat e vetme zyrtare për popullsinë egjiptiane dhe rome mbi të cilat planifikohen politikat për përmirësimin e kushteve socio-ekonomike dhe mbrojtjen e te drejtave themelore të njeriut.

Në vijim të kësaj referuar Ministrisë së  Arsimit dhe Mbrojtjes Sociale, numri total i  nxënësve romë dhe egjiptianë që kanë përfituar libra falas për vitin shkollor 2019-2020 është 14379. Nga këto 9910 egjiptianë dhe  4469  romë.

Në këtë situatë të dhënash të numrit të anëtarëve të komunitetit rom dhe egjptian, të dyja këto  institucione shtetërore deklarojnë shifra të ndryshme , pra Instat deklaron 11669 persona që i përkasin  këtyre minoriteteve dhe sipas Ministrisë së  Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale 14 379 janë vetëm fëmijë.

Kushtet e vështira në të cilat ndodhen anëtarët e këtyre minoriteteve, vendbanimi jo i qëndrueshëm, mënyra e jetesës  mund të ndikojnë që marzhi i gabimit në përllogaritjet e numrit të tyre të jetë i lartë. Pavarësisht këtyre problematikave organizata “Lëvizja Rinore  Rome dhe Egjiptiane”,  në një census të popullsisë së  minoritetit egjiptian  në Bashkinë Korçë edhe Elbasan nxjerr në dritë të dhëna të tjera aspak të përputhshme me ato të Instat-it. Aktivistët e kësaj organizate për të pasur të dhëna sa më të sakta,  kanë trokitur derë më derë në lagjet ku ka popullsi egjiptiane. Në të dyja këto Bashki kemi një total prej 13 749 anëtarë të minoritetit egjiptian (Elbasan 5561, Korçë 8188).

Marrë në analizë të dhënat nga Instat për 3368 egjiptianë në të gjithë Shqipërinë,  dhe numrit total në këto dy bashki, vërehet një diferencë prej 10 381 individësh të paregjistruar si pjesë e minoritetit egjiptian. Siç përmendëm edhe më sipër, politikat mbështetëse hartohen sipas  të dhënave të Instat, si do të ishte situata nëse politikat do të hartoheshin në bazë të numrit real të kësaj popullsie? A mund të jetë kjo  një ndër shkaqet kryesore që niveli socio-ekonomik i këtyre minoriteteve të jetë në ritme shumë të ulëta zhvillimi?! Nga ana tjetër sa do të ishte numri real i popullsisë nëse në vetëm dy qytete rritet me 10 mijë anëtarë të minoritetit egjiptian?

Aktivisti i organizatës “Drejtesi Sociale” z. Gentian Sejrani u shpreh se: – “Do kërkojmë që projekti pilot që do të ndodhë në 2021-shin, të përfshijë qytete dhe zona ku jetojnë këto minoritete si dhe do insistojmë të kemi anëtarë të këtyre minoriteve si pjesë e struktuarve që do të intervistojnë, kontrollojnë apo mbikqyrin procesin. Vetëm në këtë mënyrë do të zvogëlojmë mundësitë e pasaktësisë  në mbledhjen e të dhënave në rang kombëtar, gjë e cila  përkthehet si zinxhir problematikash për këto minoritete kur realisht rrënjën e kanë në mos-egzistencën e tyre”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0