Censusi, besimi dhe kombi

Censusi, besimi dhe kombi

Ëndërra në sirtar
Punësimi i kumarit
Editorial/Teatri vdiq, Rroftë Teatri!

Nga Dr.Arben Ramkaj

Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po i nënshtrohet këto javë një Censusi të ri, pra një fotografimi të përditësuar statistikor,do të ofrojë një përshkrim të detajuar të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri.

Në parim, të dhënat e Censusit, synohet t’indihmojnë autoritetet shtetërore hartojnë dhe zbatojnë politika mbi baza më reale dhe mbi nevojat më konkrete të qytetarëve shqiptare në fushat e shëndetësisë, edukimit, punësimit, infrastrukturës etj.

Por ashtu si në vitin 2011, çështjet e regjistrimit tëpërkatësisë etnike dhe fetare, janë ato që po shkaktojnë debatin më të madh në publik. Si qytetar i këtij vendi, unë jam padyshim i interesuar për njëpanoramim sa më të drejtë të peizazhit multi-etnik tëShqipërisë.

Por ndjeshmëria ime më e madhe si teolog, besimtarpraktikant, por edhe si pjesëtar i shoqërisë civile, qëështë çdo ditë i angazhuar në promovimin e lirisë dhe të drejtave njerëzore dhe shpirtërore të njeriut, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër-fetare, ka të bëjëme regjistrimin e lirë dhe të drejtë të përkatësisëfetare të qytetarëve shqiptarë.

Vendi ynë ka pasur një traditë të admirueshme tëlirisë së ushtrimit të besimit fetar, por edhe tëshprehjes hapur të përkatësisë fetare. Ja se çfarëshkruan ndër të tjera antropologia e njohur angleze Edit Durham për Tiranën e vitit 1909 në librin e sajBrenga e Ballkanit”:

Qyteti kishte 35 xhami. Mund të thuhet me plot gojën, se të gjithë banorët ishin besimtarë të devotshëm. Për më tepër, ata jetonin në harmoni me besimtarët e paktë të krishterë. Më erdhi keq që s’munda të qëndroj më shumë se 3 ditë në këtë Parajsë tokësore!.

Në mendimin tim, modest besimi fetar dhe kombi në realitetin shqiptar kanë shkuar përherë dorë për dore.Për këtë mjafton të kujtojmë qeverinë e parë

të Shqipërisë së pavarur, ku “Babai i Kombit IsmailQemali, vendosi në

postin e zv/kryeministrit priftin katolik Dom NikollëKaçorrin.

Ndërkohë pak muaj më vonë, kryetar i parë i parlamentit u zgjodh Hafiz Vehbi Dibra. Elbasanasit,si promotorë të përhershëm të vlerave kombëtare dhe fetare ishin deklaruesit e parë të pavarësisë me 25 nëntor 1912. Ja se çfarë deklaronin ndër të tjera ata:I gjithë kombi ynë, myslimanë dhe të krishterët, së bashku me një zë e kanë pranuar Pavarësinë e Shqipërisë…”.

Dhe nga nënshkruesit e parë të Aktit të Pavarësisë në Elbasan ishin Haxhi Hafiz Sulejman Kungulli, zv/Mitropoliti Papa Dhimitër Dhimitraku, Aqif Pashë Biçakçiu, Shefqet bej Vërlaci, Abdullah bej Tiranë, Kryetari i Bashkisë Alush Saraçi, Shejh MahmutGuma, Shejh Xhafer Pasmaqija, Ipeshkv Beniamin Deliana, Serafin Jorgaqi, Beniamin Nosi, TaqBuda,Imam Hysein Efendi Dorazi etj.

Prandaj, në respekt të kësaj tradite të shkëlqyer, tëmbrujtur me një frymë të lartë atdhedashurie dhe solidariteti vëllazëror, unë i bëj thirrje çdo qytetari që

të deklarojë me vullnetin e tij të plotë, të lirë dhe të qartë besimin dhe përkatësinë e tij fetare.

Kjo në respekt të amanetit të parëve, dhe me vetëdijen se ky ishte dhe vullneti i Etërve Themelues të shtetit Shqiptar. Por mbi të gjitha në respekt tëdinjitetit dhe krenarisë së tyre vetjake. Në dallim ngapyetjet e tjera, ajo për besimin fetar nuk është e detyrueshme, pra është opsionale.

Në pamje të parë, kjo duhet të garantojë njëfotografim reale të përkatësisë fetare në vendin tonë. Në realitet procesi ndikohet dhe pse jo edhe cënohetdirekt nga një trysni e madhe që po ushtrohet këto ditë në media dhe nga komentet me një frymëradikale që po vërehen në rrjetet sociale.

Fushata bazohet në thirrjen e dikurshme të atdhetarit Pashko Vasa Feja e shqiptarit është shqiptaria!”, e cila është bërë në një kontest historik të caktuar kur vendi ishte ende i përçarë dhe kur kërkohej një tubim rreth idesë së pavarësisë, dhe duhet kuptuar dhe interpretuar pikërisht në ato konture.

Mjerisht ajo thënie e shfrytëzua dhe u keqpërdor masivisht pas nga diktatura komuniste, për tëjustifikuar shpalljen e ateizmit zyrtar në vitin 1967. Me atë

akt të papredecentë në histori, sistemi komunist çrrënjosi në mënyrë të padrejtë të gjitha vlerat dhe kontributin e feve në Shqipëri nga koncepti shtetformues i vendit.

Saktësisht të njëjtën gjë po përpiqen të bëjnë sot disa njerëz me një formim kulturor të mangët, apoindividë që janë bartës të mentaliteteve të trashëguara nga sistemi komunist. Ata po përdorin të njëjta slogane për t’i intimiduar qytetarët e thjeshtë që tëshprehin lirshëm besimin e tyre fetar.

Dhe mendoni pak, kjo gjë po ndodh në vitin 2023, nëkohën e zhvillimeve të jashtëzakonshme teknologjikedhe të Inteligjencës Artificiale, që supozohet të hapëdhe jo mbyllë mendjet e njerëzve.

Konstatoj me shqetësim se presioni është dukshëm më i fokusuar tek besimtarët myslimanë. Atyre po u thuhet se janë shkaku i prapambetjes

së Shqipërisë apo i mospranimit të saj në Evropë.

Qasje të tilla haptazi diskriminuese, manipuluese dhe me një frymë helmatisëse sektare, tentojnë që talinçojnë këtë komunitet të madh fetar, që është nëfakt një pasuri kombëtare e gjithë popullit shqiptar.

Por ashtu, këta individë harrojnë dhe e përçmojnërolin e këtij komuniteti

në formësimin dhe identitetit dhe të strukturës bazëtë shoqërisë shqiptare dhe të kombit shqiptar, pra tëthemeleve të tij bazë, ku një ndër to është pasuriamultifetare e këtij kombi.

Unë jam i sigurt që kjo pasuri e madhe do tëvazhdojë ta ruajë vijimësinë e formësimit të njëkombi të vogël paqedashës në Evropë. Dhe janëpikërisht këto vlera, të cilat ne duhet ti përcjellim tek të tjerët, që do na respektojnë për ata që jemi vërtet.

Besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptare me traditë myslimane, por edhe me tradita të tjera fetare,duhet të kenë mundësinë dhe hapësirën e duhur që ta kuptojnë se rrënjët e kësaj trashëgimie janë tërëndësishme për vetë thelbin, tërësinë dhe brendinë eShqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve kudo qëjetojnë në Ballkanin Perëndimor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0