Instituti i Statistikave do të nisë në datën 4 Tetor projektin pilot për Censusin 2022 në 9-të Bashki të vendit përgjatë muajit Tetor.
Pilotimi i projektit do të synojë evidentimin e problematikave të mundshme gjatë proçesit të numërimit në mënyrë që të dhënat të jenë sa më të sakta në Censin e vitit 2022.
10 vite pas Censit të vitit 2011, i cili kishte të dhëna të pasakta për komunitetin rom dhe egjiptian të konstatuara nga organizatat rome dhe egjiptiane, anëtarë të këtyre minoriteteve kërkojnë që në vitin 2022 këto gabime të korrigjohen.
Në takimin e zhvilluar nga INSTAT, aktivisti Drejtësi Sociale ngriti shqetësimin për mospërsëritjen e problemeve të ndodhura në Censusin 2011, në lidhje me intervistimin e anëtarëve të minoriteteve gjithashtu u kërkua angazhimi i aktivistëve si anketues ne zonat ku jetojnë minoritetet.
Informim.al në një artikull mbi pasaktësitë e Censusit 2021 në numërimin e anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian shkruan se, Organizata “Lëvizja Rinore Rome dhe Egjiptiane”, në një Census të popullsisë së minoritetit egjiptian në Bashkitë Korçë edhe Elbasan nxjerr në dritë të dhëna të tjera aspak të përputhshme me ato të INSTAT-it.
Marrë në analizë të dhënat nga INSTAT për 3368 egjiptianë në të gjithë Shqipërinë të regjistruar në Censusin e vitit 2011, dhe numrit total të rezultuar në këto dy bashki, vërehet një diferencë prej 10 381 individësh të paregjistruar si pjesë e minoritetit egjiptian.
Kliko këtu për të mësuar më shumë.
Sipas Drejtoreshës së Instatit Elsa Dhuli janë përzgjedhur 50 Zona Censi ne 9 bashki të vendit: Fushë-Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull.
Ajo shprehet se: “Qëllimi kryesor i Censusit Pilot është të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tablet, planifikimin logjistik dhe ndërveprimin midis të gjitha burimeve të planifikuara për t’u angazhuar në vetë numërimin aktual.”
Censusi I vitit 2022 është I treti që zhvillohet në shqipëri dhe ka një afat 10-të vjeccar, pas atij të vitit 2011, në të cilin popullsia përllogaritej mbi 2.8 milion banorë dhe do të përfshijë gjithashtu edhe banesat.
Për individët që refuzojnë të përgjigjen apo japin të dhëna të rreme në përgjigje të pyetësorëve parashikohen edhe gjoba që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë.
#Census2022 #Census2011 #Numërimiipopullsisë #komunitetirom #komunitetiegjiptian
COMMENTS