Censi 2022/ Organizatat egjiptiane dhe rome, përfshirja e individëve egjiptian dhe rom si…

Censi 2022/ Organizatat egjiptiane dhe rome, përfshirja e individëve egjiptian dhe rom si…

Shqipëria po plaket, gjatë vitit 2018, 14 mijë pensionistë më shumë
Të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre: Ja për çfarë i harxhojnë paratë
INSTAT: Rekord negativ, më shumë vdekje se lindje

Aktivistë të shoqërisë civile të komunitetit rom dhe egjiptian kanë zhvilluar një takim me drejtues të INSTAT për të diskutuar rreth censusit kombëtar që do të zhvillohet këtë vit.
Duke marrë shkas nga problemet dhe të dhënat jo të sakta të censusit 2011 ku minoritetet rome dhe egjiptiane dolën në një numër më të ulët sesa janë realisht dhe kjo ndoshta për shkak të shumë faktorëve ndikues, ata kërkuan që së pari të bëhet hartëzimi i zonave në të cilat jetojnë më shumë familje të pakicave Rome dhe Egjiptiane. Gjithashtu vlerësuan të rëndësishme faktin e përfshirjes së personave nga këto pakica në rolin e intervistuesve të terrenit për të shmangur keqkuptimet dhe për ta bërë sa më të qartë pyetësorin. Reagimi i përfaqësuesve të INSTAT ishte pozitiv ndaj kërkesave tona , u shprehën aktivistët, por sërish nuk mund ta besojmë deri në përfshirjen e intervistuesëve të cilët i përkasin minoriteteve egjiptian dhe rom.

COMMENTS

WORDPRESS: 0