Celibashi mbron “14 majin”, procesi është më mirë se në 2021

Celibashi mbron “14 majin”, procesi është më mirë se në 2021

Sondazh për zgjedhjet lokale/Elbasan
Incident gjatë zgjedhjeve në Elbasan: Vëzhguesit pa dokumente identifikimi
Të papërfaqësuar në këshilla bashkiakë: Komuniteti Rom dhe Egjiptian si garniturë “diversiteti”

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje rreth ecurisë së procesit të numërimit të votave dhe shpalljen e rezultateve në shumë bashki. Në një dalje për mediat, Celibashi tha se në një KZAZ në Malësinë e Madhe nisi procesi i votimit më vonë se sa zakonisht. Ai konfirmoi mes të tjerash se zyrtarisht votimi ka përfunduar në 34 bashki.

Celibashi tha se sipas ligjit duhet që deri në orën 22:00 të ditës së sotme të dalin rezultatet.

Duke iu përgjigjur akuzës së Berishës, që e cilësoi procesin një farsë elektorale, Celibashi tha se; “Në vlerësimin tim, procesi i numërimit të votave është duke shkuar shumë mirë. Pse jo dhe më mirë se në zgjedhjet e vitit 2021. Kemi thuajse aspak incidente të raportuara, vetëm një rast në Kavajë.”.

“Nga KQZ Janë vetëm 9 kuti votimi që janë deklaruar të parregullta. Numërimi ka filluar në orën 00:00 në të gjitha bashkitë e Kavajës. Ka vonuar me vonesë ne Kavajë dhe në Malësi të Madhe.

Në Librazhd patëm një problematikë në lidhje me hedhjen e të dhënave. Ka përfunduar procesi i numërimit për kryetarë në 34 bashki, Vlorë, Korçë, Lushnje, Cërrik, Sarandë, Kuçovë, Patos, devoll, Librazhdë, Rrogozhinë, Dimal, Peqin, Bulqizë, Gramsh, Mirditë, Belsh, Roskovec, Himarë, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliqan, Tepelenë ,Pukë, Konispol, Këlcyrë, dhe Fushë-Arrëz dhe Libohovë.

Procesi i numërimit të votave për momentin është bllokuar në Finiq, në Malësinë e Madhe, në Shijak dhe në 4 KZAZ në Tiranë. Pezullimi ka ardhur për shkak të lodhjes së komisionerëve. Pritet që procesi i votimit të përfundojë deri në orën 22;00.

Procesi i numërimit të votave po shkon shumë mirë, madje më mirë se në vitin 2021”- tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0