Zjarri në magazinën e qendrës tregtare ku humbi jetën Arjan Sala u shkaktua nga shkëndija elektrike e një neoni të vjetër.
Sipas konkluzioneve përfundimtare që kanë nxjerrë ekspertët e shërbimeve zjarrfikëse, në sajë të ekspertizës së kryer prej tyre ka rezultuar që neoni ishte në gjendje jo të mirë dhe gjysmë i amortizuar dhe në pjesën më të madhe të kohës qëndronte i tejnxehur.
Gjithashtu Ngjitur me tavanin ku ishte vendosur neoni ndodhej edhe një raft me rroba sintetike që si pasojë e shkëndijës ato janë përfshirë menjëherë në flakë.
Përgjigja përfundimtare e ekspertizës dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, institucion ky që po kryen hetimet e mëtejshme. Nga ana tjetër, edhe prokuroria ka marrë një ekspert të pavarur i cili do të vërtetojë nëse kabujt elektrikë në garazhin e qendrës tregëtare të modifikuar si magazinë, ishin ose jo të amortizuar.
Qendra tregtare është gjobitur me 2 milion lekë të vjetra, për mosmarrjen e masave për mbrojtjen nga zjarri nga shërbimi zjarrfikës.
Pasditen e 24 marsit magazina u pushtua nga flakët për katër ditë me radhë, ku përveç dëmeve të mëdha materiale humbi jetën edhe i riu Arjan Sala, i cili shpëtoi 25 kolegët e tij duke u kthyer ne një hero.
COMMENTS