Buxhetimi me pjesëmarrje Elbasan/ Qytetarët e rajonit Nr. 1 kërkojnë miratimin e programit 5-vjeçar të strehimit

Buxhetimi me pjesëmarrje Elbasan/ Qytetarët e rajonit Nr. 1 kërkojnë miratimin e programit 5-vjeçar të strehimit

Buxheti shtetit/ Ja sa merr bashkia Elbasan
30 familje egjiptiane dhe rome nuk përfitojnë nga programi i Rikonstruksionit.Ja arsyeja përse u penalizuan.
Elbasan :Të rinjtë detyrojnë bashkinë të pastrojë përroin në lagjen “Rrapishtë

Dita e tretë e buxhetimit me pjesëmarrje u ndal në rajonin Nr.1 në qytet. Kryetar i bashkisë  në nisje të fjalës së tij ndau një lajm të mirë  për këtë zonë. Ai u shpreh se së shpejti do nis procedura për rikonstruksionin e rrugës “Borodin-Mitarja”.

Nga kërkesat  e qytetarëve për prioritetet e buxhetit për vitin 2021 ishin: Miratimi i programit 5-vjeçar për strehimin, trajtimi i bashkisë me kredi të buta, apo banesa me kosto  të ulët.

Ja sesi shprehen disa nga qytetarët prezent në takim:

Qytetari 1 : “Banoj me shtëpi me qera prej 21 vjetësh dhe kam aplikuar për banesë sociale, por nuk kam përfituar asgjë. Këtë vit aplikova për bonusin e qerasë, nuk e di se sa do të ma mundësoj bashkia. Një pyetje kam për kryetarin, këto 5 vitet në vazhdim a do këtë një program sesi do të trajtohemi ne të pastrehët?”

Qytetari 2: “Nuk kemi mundësi të blejmë një shtëpi duhet patjetër të marrim një kredi. Po a ka shteti mundësi të na japi një kredi të butë, ose të na japi banesa për ne të pastrehët’’

Qytetari 3: “A ka mundësi për ne të komunitetit rom të ndërtohen pallate?”

Siç shihet qytetarët kërkojnë që nga ana e bashkisë Elbasan të miratohet program 5-vjeçar i strehimit ashtu sic është i parashikuar dhe në ligjin e ri të strehimit social.

Në fakt, prej disa vitesh bashkia Elbasan i ka ardhur në ndihmë qytetarëve të pastrehë nëpërmjet programit “subvencionimi i bonusit të qerasë”, i cili financohet nëpërmjet fondeve të saj dhe ministrisë përgjegjëse, por për vitin 2021 nëse bashkia nuk do të miratojë këtë program, do ta ketë të pamundur të marrë fonde nga qeveria qendrore. Ndaj përveç detyrimit ligjor bashkia Elbasan duhet ta shoh dhe si domosdoshmëri për të thithur fonde nga ministria përgjegjëse për ti ardhur në ndihmë të familje të pastreha në qytetin e elbasanit.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0