Bruksel/ Konferenca e dytë e rrjetit ndërkombëtarë të avokatëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve

Bruksel/ Konferenca e dytë e rrjetit ndërkombëtarë të avokatëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve

Vdes në zyrat e bashkisë Lushnje. I kishin ndërprerë ndihmën ekonomike
Elbasan/ Qytetari nuk merr dot pensionin nënës, pasi…
GJEDNJ-ja, Ukraina shkeli të drejtat e romëve.

Prej dy ditësh është duke u mbajtur në Bruksel Konferenca e dytë e Rrjetit Ndërkombëtarë të Avokatëve që mbrojnë të drejtat e punëtorëve. Kjo konferencë organizohet nga organizata Solidarity Center me bazë në Nju Jork pjesëmarrës në këtë takim ishin avokat dhe përfaqësues të sindikatave nga 41 shtete të botës. Pjesëmarrës nga shqipëria në këtë konferencë janë Arjola Alika përfaqësuese e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Anisa Subashi përfaqësuese e Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, si dhe avokat Gentian Sejrani përfaqësues nga organizatë Drejtësi Sociale e cila ka në fokus mbrojtjen e drejtave të grupeve vulnerabël.
Gjatë kësaj konference do të diskutohet mbi rastet strategjike të ndjekura për mbrojtjen e drejtave të punëtorëve, ekonomia informale, drejtat e punëtorëve emigrant, diskriminimi në punë, dhuna me bazë gjinore në punë, etj.
Gjithashtu, një fokus të veçantë do ti jepet informimit të avokatëve për gjykatat e mbrojtjes së drejtave të njeriut në sistemin Amerikan, Afrikan dhe Europian.
Në këtë konferencë do të diskutohet për prioritetet e punës së ILAW (International Lawyers Assisting Workers Network) për vitet 2023-2024.
20221008 094149
received 761219988442720

COMMENTS

WORDPRESS: 0