Statuja e Jen Raid hiqet vetëm 24 orë pasi ishte vendosur në bazamentin ku ishte statuja e tregtarit të skllevërve, Edward Colston, e rrëzuar në 7 Qershor. Statuja u rrëzua nga protestuesit gjatë protestave për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis.
Monumenti i titullar «A Surge of Power (Jen Reid)» u vendos të mërkurën në mëngjes, pa dijeninë e Këshillit të Qytetit Bristol. Për të krijuar dhe vendosur portretin e Jen Reid — një aktiviste me ngjyrë, e cila u bë e njohur nga mediat pas rrëzimit të statujës të Colston — ishte artisti dhe skulptori Marc Quinn.
Quinn deklaroi se ishte Reid që “krijoi skulpturën kur qëndroi në këmbë dhe ngriti krahun. Tani duam ta kristalizojmë atë imazh”.
Por autoritetet, vendosën që statuja të zhvendoset. Kjo u kritikua edhe nga Diane Abbott, deputetja e Punës, ajo u ankua se një skulpturë e një protestuese të çështjes së njerëzve duhet të ishte lejuar të zërë vendin e saj përkohësisht.
Autoritetet lokale pretendojnë se çdo vendim për të zëvendësuar statujën e Colston do të merret “në mënyrë demokratike”. Marvin Rees, kryetari i bashkisësë Bristol, insistoi që ajo duhet të ishte rrëzuar sepse artisti Marc Quinn nuk kishte kërkuar leje. Ai e kritikoi atë për përpjekjen për të provokuar debate pa njohuri lokal edhe pak “vetëdije për pasojat politike”.
Shumë protestues dhe banorë të Bristol shprehën zemërim që statuja e Quinn u rrënua kaq shpejt.
Zonja Abbott tha: “Është e drejtë që banorët e Bristolit të vendosin se çfarë ndodh në bazamentin bosh. “Por do të duhen muaj për të konsultuar dhe vendosur një statujë të re. Ndërkohë, çfarë turpi kjo statujë e mrekullueshme nuk u mbajt atje.”
Statuja e rrëshirë dhe çeliku e zi ishte ngritur në orën 5 të mëngjesit të së mërkurës. Statuja do të mbahet në ruajtje, Quinn ka mundësinë e shitjes ose dhurimit të saj në një muze lokal.
Gjatë një facebook live Z. Rees tha se komisioni i historisë do të ndihmojë Bristol të vendosë “atë që ne duam të festojmë dhe kë zgjedhim të festojmë”.
“Besimi ynë ishte që ai proces do të na vinte në një pozitë më të mirë si qytet, për të pasur një diskutim, një debat dhe të arrijmë në një pamje kolektive mbi atë që ne vendosim në atë bazament. Vendosja e një statuje në atë bazament brenda natës nuk ishte në përputhje me atë proces dhe për këtë arsye nuk mund të qëndrojë,” tha Z. Rees.
Ai shtoi: “Do të mbrohet. Është një punë e jashtëzakonshme, për një grua shumë frymëzuese.”
COMMENTS