Braktisja e arsimit parauniversitar – Numrin më të madh nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian

Braktisja e arsimit parauniversitar – Numrin më të madh nxënësit e komunitetit rom dhe egjiptian

Vajza e vogël rome i drejtohet Erion Veliaj
Pandemia e COVID-19 thellon hendekun në arsim për fëmijët romë dhe egjiptianë
Detyrat e shtëpisë, çfarë i revolton nxënësit apo prindërit?

Në shkollat ku numri i nxënësve braktisës dhe atyre në rrezik braktisje është shumë i lartë mbi 50% e nxënësve janë të komunitetit romë dhe egjiptianë.  Në klasat ku numri i nxënësve të komunitetit romë dhe egjiptianë është mbi 50%, numri i nxënësve në klasë të jetë jo më pak se 15 dhe jo më shumë se 20, dhe norma e mësuesve që punojnë me këta nxënës të jetë 15 orë në javë.

Në këtë vit shkollor të sapo mbyllur kishim rreth 28 mijë regjistrime më pak në arsim se vitin e shkuar. Pothuajse në të njëjtën shifër është edhe krahasimi me vitin shkollor 2019 me atë të 2020.

E kjo situatë sjell si rrjedhojë dhjetëra shkolla të mbyllura. Në kushtet e rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve, Sindikata e pavarur e arsimit të Shqipërisë në një letër publike drejtuar ministres së arsimit, Evis Kushit thekson rrezikun e mësuesve për të humbur punën.

Bazuar në këtë problematikë si dhe me qëllimin për rritjen e cilësisë në arsim sindikata ka propozuar që të ulet norma mësimore e mësuesve të cilitdo profili lënde, në jo më shumë se 20 orë në javë . Gjithashtu ata kërkojnë që numri i nxënësve në klasa të mos jetë më shumë se 25 nxënës.

Ndërsa theksojnë se duhet të bëjnë përjashtim shkollat që kanë në masë nxënës braktisës dhe ata që nuk e frekuentojnë shpesh mësimin, ku si numri i nxënësve në klasë dhe norma javore e mësuesve që punojnë me këta nxënës të jetë 15.

Nga ana tjetër, Sindikata e Arsimit këshillon që mësuesit që janë në 5 vitet e fundit të punës t’u reduktohet norma mësimore javore, 5 orë më pak për ata që janë në vitin e fundit të punës, 4 orë për ata që kanë edhe dy vite punë, tre orë për mësuesit që ju kanë mbetur edhe 3 vite punë dhe kështu me radhë deri sa të dalin në pension, në mënyrë që mësuesit e vjetër të mos ngarkohen e atyre të rinjve t’iu jepet më shumë mundësi punësimi.

Mësuesit që drejtojnë komisionet lëndore në shkolla, të punojnë edhe me nxënësit e talentuar dhe t’u zbritet norma mësimore me dy orë në javë.

Mësuesve që janë në 5 vitet e fundit të punës, t’u reduktohet norma mësimore javore. Norma mësimore e mësuesve të arsimit fillor të jetë 20 orë në javë duke i llogaritur edhe klasën kujdestari.

Edhe në institucionet arsimore që kanë më pak se 200 nxënës, mësuesve të ngarkuar me bibliotekën, t’u reduktohet norma mësimore me 1 orë në javë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0