Bordi shtrenjtoi naftën/ Rritja abuzive! Me të njëjtin nivel në bursë, në shkurt nafta ishte 195 lekë

Bordi shtrenjtoi naftën/ Rritja abuzive! Me të njëjtin nivel në bursë, në shkurt nafta ishte 195 lekë

Pandemia uli vaksinimin ndaj fruthit
Jetonte e vetme mes mjerimit dhe skamjes, e moshuara në Elbasan gjendet e pajetë në banesë
Shpërblim për shoferët që nuk kanë bërë asnjë aksident

Bordi i Transparencës nuk priti gjatë për rritjen e çmimit të naftës. Menjëherë me lëvizjen në bursa ajo e ngriti çmimin me 8 lekë.Në vendimin e sotëm çmimi i naftës shkon në 214 lekë nga 206 lekë që ishte. Në datën 28 nëntor kur çmimi i naftës ishte 211 lekë, bordi bëri uljen vetëm me 5 lekë ndërsa në bursa nafta ra me 60 dollarë për ton. Ndërsa kur nafta rritet me 56 dollarë për ton, bordi e rrit çmimin me 8 lekë. Pra 3 lekë më shumë për qytetarët shqiptarë, në kushtet kur edhe dollari është dobësuar nga vendimi i fundit.
Përveç kësaj në një vështrim kohor, çmimet në bursa janë në nivele të ngjashme me muajin shkurt. Në atë kohë, ende i pakrijuar Bordi i Transparencës, çmimet në treg qëndronin në nivelin e 180-195 lekëve në pompat e naftës, ndërsa me ndërhyrjen e Bordit në mars çmimi arriti deri në 217 lekë.
Ndërkohë çudia më e madhe është vendi fqinj Maqedonia e Veriut. Përtej kufirit komisioni rregullator uli çmimin e naftës me 4 lekë në datën 1 Dhjetor, për shkak të rënies së çmimit në bursa.
Dy vende në të njëjtin rajon me diferenca kaq të dukshme tregon se mekanizmi është prishur dhe diçka nuk po funksionon. Edhe më shumë mbështetet kjo nga fakti se disa prej pikave të karburantit në vend e shesin gjithmonë më lirë se çmimi tavan i Bordit naftën. Top Channel ende po pret të marrë pjesë në një mbledhje të Bordit ndërsa kërkesa zyrtare vazhdon të mos marrë përgjigje.

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0