Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten nga nesër nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, sa do shiten nga nesër nafta, benzina dhe gazi

Makina përfshihet në flakë gjatë ecjes, policia jep detajet: 27-vjeçari që e drejtonte…
IKMT nis operacionin “Bregdeti Ynë” , Velipoja dhe Ksamili pjesë e hartës …
Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburaneteve në vend. Nga dita e nesërme nafta do të shitet me 221 lekë për litë, benzina 204 lekë dhe gazi me 73 lekë për liter.

Njoftimi:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, – 5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (- 1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës

COMMENTS

WORDPRESS: 0