Një masiv i madh shkëmbor ka rënë pranë fshatit Plan i Bardhë, pjesë e segmentit Ura e Vashës deri në Qafën e Buallit, duke e bllokuar totalisht atë. Banorët e zonës ndjehen të rrezikuar pasi lëvizin aty çdo ditë me bagëti. Ata kërkojnë që të merren masa pasi ju rrezikohet jeta.
Gjithashtu ky aks përdoret shumë nga banorët si dhe nga turistë për të vizituar Urën e Vashës. Nga ana tjetër firma e cila po ndërton rrugën e Arbrit nuk e ka marrë përsipër aksin Ura e Vashës – Qafa e Buallit për shkak të problemeve që janë në të.
COMMENTS