Blindohet Ministria e Brendshme : Neritan Liçaj: Pushtetarët të lënë agallëkun, janë aty për t’i shërbyer popullit

Blindohet Ministria e Brendshme : Neritan Liçaj: Pushtetarët të lënë agallëkun, janë aty për t’i shërbyer popullit

Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…
Skadimi i pasaportave; Askush nuk lejohet të dalë jashtë vendit në 3 muajt e fundit
Apeli i prindërve: Mësuesit ndihmës të pa specializuar

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 18:00 protestën kundër shoqërimit me dhunë në polici të anëtarëve të saj mbrëmjen e djeshme.

Personat e shoqëruar ishin arkitekti Astrit Seranaj, pedagogu Ergys Mertiri, artisti Donald Martini dhe tekniku Gentjan Hasani. Të katërt këta shtetas u shoqëruan nga efektivët e policisë së Tiranës, ku pas bërjes publike në media të rastit u lanë të lirë.

Sipas përfaqësuesve, të shoqëruarit janë goditur me shkelma dhe me shpulla nga efektivët e policisë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu.

Nuk jemi forcë politike dhe nuk kemi asnjë strukturë dhe skenar por bëjmë një thirrje dhe i ftojmë në kauz të gjithë këtij regjimi që është instaluar që ne do të jemi në shesh. Arrestimet e djeshme ishin absurde. Unë po flas për Aleancën pën për Teatrin që u sulmuam politikisht nga mazhoranca dhe nga e majta. Ne nuk duam të tërhiqemi, duam të drejtat që na i garanton Kushtetuta dhe e drejta jonë njerëzore.

Arrestimi është një tjetër sinjal tjetër, ato janë njerëz paqësor dhe që janë dhunuar dhe në komisariat, është një veprim prej kalamajsh nga ana  e qeverisë dhe ne kërkojmë dorëheqjen e Drejtorit të Policisë. Dhe pse Turi i Surrelit nuk do të di nga të hidhet me datë 25 prill,  vijon me arrogancën e tij, që atë po bjerr tashmë”, tha Neritan Liçaj.

Më tej ai shton se pushtetarët duhet të lënë agallëkun, por duhet që t’i shërbejnë popullit.

“Pushtetarët të lënë agallëkun, janë shërbëtorë të popullit. Ka 8 vjet që ushtrojnë dhunë largojnë rininë e prodhojnë varfëri. Të ulin kokën e të thonë kaq ditëm e kaq bëmë. Policia me çuna problematikë, nuk e ka frikë njeri. Edhe paraardhësit e tyre, kushdo që është sjellë me dhunë ka përfunduar keq”-përfundon Licaj.

 Gjithashtu në ambientet e jashtme të Ministrisë së Brendshme shihet një prezencë e shtuar e forcave policore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0