Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu u shpreh sot në “Opinion” se aktori i ndjerë Koço Devole u nxorr nga spitali pasi nuk kishte vende për të sëmurët e tjerë që ishin më rëndë se ai.
Megjithatë më shumë se një konstatim kjo ishte një pyetje për ministren e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
Manastirliu tha se askujt nuk i është mohuar kurimi dhe shërbimi në spitale.
Biseda e plotë:
Fevziu: Koço Devole është nxjerrë nga spitali dhe është rikthyer prapë, s’ka pasur vende dhe është nxjerrë për t’i liruar vendin dikujt tjetër që ishte më rëndë?!
Manastirliu: Ju lutem se jam shumë e prekur nga kjo histori, nga humbja e një prej aktorëve dhe figurave më të shquara të ekranit…
Fevziu: Po iu referohem mediave…
Manastirliu: Nuk besoj se mund të ketë ndodhur kjo, që është nxjerrë dhe është kthyer prapë. Askujt nuk i është mohuar shërbimi dhe nuk i është vonuar shërbimi.
COMMENTS