Bizneset private/A është e ligjshme ti kërkojnë vaksina me detyrim punonjësve?

Bizneset private/A është e ligjshme ti kërkojnë vaksina me detyrim punonjësve?

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit , ja cfarë duhet të dijë çdo grua…
Kamala Harris betohet si zv.Presidentja e parë grua e ShBA-ve, e para me ngjyrë dhe e para aziatiko –amerikane
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në favor të punëtorëve emigrantë nga Banglandeshi përsa i përket abuzimit grek.

Para se të merrni këtë vendim duhet të konsultoheni me një këshilltar ligjor dhe të shikoni udhëzimet qeveritare në vendin tuaj.

Shumica e kompanive globale marrin si shembull SHBA, ku rreth 63% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 dhe disa korporata të mëdha kanë zgjedhur të detyrojnë vaksinat. Ekziston një marrëveshje e gjerë që kompanitë amerikane kanë statusin ligjor për të kërkuar vaksina me detyrim tek punonjësit në mënyrë që të hyjnë në vendin e punës, kjo referuar vitit 1905 ku shpërtheu sëmundja e lisë. Sidoqoftë, kompanitë para se të kërkojnë këtë gjë duhet duhet të lejojnë individët të zgjedhin nëse kanë arsye fetare ose mjekësore, për shembull, për mos ta bërë.

Diku tjetër ligjshmëria është më e zymtë. Në disa vende si Indonezia dhe Arabia Saudite, qeveritë kanë aplikuar detyrime gati universale. Por në Mbretërinë e Bashkuar, ku rreth 75% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar, është një “fushë e minuar ligjore dhe morale”, siç thotë Joanna Partridge për Guardian. Kjo për shkak se punonjësit potencialisht mund të padisin punëdhënësit për arsye diskriminimi apo edhe pushim të padrejtë nëse ata i nënshtrohen një detyrimi, sipas avokatëve të punësimit. Kjo nuk ka gjasa të ndryshojë nëse nuk ndryshohet ligji në Mbretërinë e Bashkuar ose miratohet nga qeveria nëpërmjet një vendimi, siç është tashmë rasti për shtëpitë e kujdesit, ku punonjësit duhet të vaksinohen deri në fund të këtij viti.

Vendet ku ligjshmëria nuk është ende e qartë ose e vendosur, ose ku vaksinat nuk janë ende në dispozicion, po garojnë për të gjetur mënyra për të detyruar stafin e tyre të pajtohet në mënyra të tjera

Përshtati në shqip Adriana Sejrani

COMMENTS

WORDPRESS: 0