Bie 5 kate ashensori në Unazën e Re, shkak mbipesha

Bie 5 kate ashensori në Unazën e Re, shkak mbipesha

Makina përplas motorin/ Ndërron jetë 15 vjeçari në Belsh, në gjendje të rëndë bashkëmoshatari
Aksidenti në Elbasan/ Humb jetën 21 vjeçari
Aksident i rëndë në aksin rrugor Milot -Rrëshen

Ditën e djeshme një ashensor ka rënë në zonën e unazës së re, duke plagosur një çift qytetarësh, 56 dhe 55 vjeç. Të dy gjenden aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ku zonja ka pësuar lëndime më të rënda. Shkak për rënien dyshohet se është tejkalimi i peshës maksimale, pasi në ashensor, veç çiftit, gjendeshin edhe tre persona të tjerë po nga e njëjta familje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh). Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Menjëherë pas ngjarjes, ashensorit i janë vënë shiritat e verdhë nga Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyerjes së Tregut.

Administratori i pallatit u shpreh për mediat se ashensori ishte i koaluduar por jo në organet përkatëse.

COMMENTS

WORDPRESS: 0