Pas një ndërprerjeje 3-ditore ka nisur sërisht puna për ndërtimin e bypassit te Beratit, me gjatesi 4.2 kilometra. Ky ka qenë prej kohësh një objektiv i Bashkisë Berat. Pritshmëria e punimeve është që të përfundojnë në fund të vitit 2021.
Kësisoj pritet t’i jepet frymëmarrje trafikut të mbingarkuar të qytetit të Beratit. Nga ky investim pritet të ulet ndjeshëm edhe ndotja e ajrit, e vënë re, sidomos, përgjatë rrugës “Antipatrea”, ku ndahen edhe dy lagjet muzeale “Gorica” dhe “Mangalemi”. Përgjatë segmentit ku shtrihet ky bypass, ndodhen edhe banesat e 6 familjeve të komunitetit rom.
Këta të fundit rrezikuar seriozisht në fund të vitit që shkoi dhe nuk mund të parashikohet fati i tyre, pa ndërhyrjen e aktivistëve. Këta të fundit ju drejtuan Bashkisë për të shmangur prishjen e banesave ekzistuese. Kjo pasi mundësitë për të siguruar banesa të tjera ishin thuajse zero. Insistimi i aktivistëve dhe i banorëve bëri që të arrihej marrëveshja për devijimin e segmentit rrugor në mënyrë të tillë që banesat të mos dëmtoheshin.
Ndërkohë nga ky projekt, i konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, zona përreth pritet të marrë një zhvillim të madh, edhe për sa i përket turizmit.
Përgatitit: Informim.Al
COMMENTS