Berat/ Kishin dalë pas fashës së orarit të lejuar –  Arrestohen dhe ushtrohet dhunë ndaj dy rinjve egjiptianë

Berat/ Kishin dalë pas fashës së orarit të lejuar – Arrestohen dhe ushtrohet dhunë ndaj dy rinjve egjiptianë

Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.
Të punosh a të mos punosh?
Të gjithë duan të ikin, por çfarë ndodh më pas?

Mbrëmjen e djeshme Policia e qytetit të Beratit ka arrestuar dy persona, të cilët kishin thyer kufirin  e orarit të lëvizjes, vendosur në situatën e krijuar nga pandemia.   Sipas Komunikatës për shtyp të nxjerrë nga Drejtoria e policisë së qarkut Berat, ngjarja ka ndodhur në orën 22 : 10 në lagjen “Donika Kastrioti”, ku pas një kontrolli rutinë të forcave të rendit u identifikuan shtetasit Andrea Fusha 20 Vjec dhe Enea Aliu, 27 vjeç të cilët u gjetën jashtë banesave të tyre në orarin  e ndalimit  të lëvizjes. Sipas familjarëve dhe dëshmitarëve,  që ndodheshin në momentin e ngjarjes, ndaj dy të arrestuarve është përdorur dhunë si pasojë e së cilës Andrea Fusha ka marrë plagë të shumta në trup.

 

Mamaja e tij shprehet se e ka gjetur djalin e saj pa ndjenja, të shtrirë përtokë dhe të gjakosur. Ajo kërkon drejtësi nga shteti pasi fëmija i saj është i pafajshëm dhe nuk ka kundërshtuar forcat e rendit. Përkundrazi.  ishin këta të fundit të cilët përdorën shprehje raciste ndaj dy të rinjve, pjesë e komunitetit Egjyptian. I ati i Andreas shprehet se pas dhunës së ushtruar ndaj djalit të tij,  blutë e Beratit e çuan atë në  urgjence  dhe nuk e lejuan as ta përfundonte mjekimin, por e dërguan në ambjentet e paraburgimit, duke e lënë me rrobat lagura.
Ndërsa e ëma e te arrestuarit tjetër Enea Aliut shprehet se në rast se nuk lirojnë djalin e saj ajo do ndërrmarë akte vetëflijuese.  
                                                                               

COMMENTS

WORDPRESS: 0