Berat/Bashkia veprime të paligjshme për mbledhjen e taksave vendore

Berat/Bashkia veprime të paligjshme për mbledhjen e taksave vendore

Punëtorë nga Bangladeshi – çfarë po ndodh me tregun e punës në Shqipëri?
Eurostat – Shqipëria zhytet në borxhe gjatë pandemisë
Projektligji i minoriteteve, mes diskutimeve kërkohet debat publik, deputeti: Projektligji ka mungesa

Bashkia Berat po ndjek një praktikë të paligjshme për ti mbledhur taksat vendore qytetarëve. 3 anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Beratit u është bllokuar LLogaria Bankare për shkak se nuk kanë paguar taksat vendore.

Kryefamiljarit me inicialet B. D. i është komunikuar gojarisht nga punonjës të Bashkisë së Beratit se duhet të paguajuë një shumë prej 27.400 lekë, dhe pas një muaji qytetarit i është bllokuar llogaria, duke cënuar kështu minimumin jetik.

Më kishin njoftuar  para një muaji që duhet ti paguash taksat vendore për tokën, shtëpinë por nuk kishim  mundësi për ti paguar menjëherë, një muaj më vonë më bllokuan llogarinë ku më kalohet pagesa.”- shprehet kryefamiljari për informim.al.

Gjendur në këtë situatë qytetarët kanë kërkuar ndihmën e Organizatës “Drejtësi Sociale”  sipas së cilës bllokimi I llogarive bankare të qyteatrëve është i paligjshëm sipas nenit 53 të Proccedurës Civile. Në të cilën ndër të tjera sqarohet  se … përmbaruesi gjyqësor sekuestron pagëne  debitorit, por pa cënuar minimumin jetik, të përcaktuar sipas akteve nënligjore në ligjore.

Organizata Drejtësi Sociale e konmsideron të padrejtë këtë praktikë dhe kërkon nga Bashkia Berat heqjen e kësaj praktike, diskriminuese në këtë rast.

Pas komunikimeve me Bashkinë Berat  qytetarëve u janë aktivizuar llogaritë dhe është arritur në një marrëveshje që qytetarët t’i paguajnë detyrimet  me këste mujore..

COMMENTS

WORDPRESS: 0