Një banesë në fshatin Mbolan në Berat është përfshirë nga flakët.Shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë rrufeja.
Zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.
Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës,në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.
Mësohet se zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur në një nga sirtaret e dhomës së gjumit 20 mijë euro të familjes së Artan Ajazit.
Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.
Artani jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.
Burimi:Ora News
COMMENTS