Benefitet e ujërave termale

Benefitet e ujërave termale

Tiranë, qytetarët në mbrojtje të popullit Palestinez, Policia ushtron dhunë dhe shoqëron disa Protestues
Nis tërheqja e ujit në Shkodër
Protestuesit nuk ndalen, pas tensioneve te Kryeministria dhe Ministria e Brendshme zhvendosen në shesh dhe

Uji është një burim jete për të gjithë ne, por sot do të flasim për benefitet e ujërave termale. Shumë prej jush e dinë që ujërat termale kanë efekte pozitive për shëndetin, por fokusohen vetëm tek efektet kuruese për semundjen reumatizmale. Ndërkohë benefitet e ujërave termale janë shumë.

Burimi i ujerave termale është në thellësi të tokës, mbi 12-13 km thellësi, si rezultat i reaksioneve të llavës në temperaturë 235-254ºC. Kjo temperaturë e lartë e bën që të krijojë çarje në siperfaqen e tokës, nga buron edhe uji. Uji i nxehtë me temperaturë 40-60ºC është i pasur me elementë kimikë si: kalcium, magnez, natrium, kalium, alumin, flor, brom, jod, gaz sulfuror etj.

Karakteristikat e ujërave termale ndryshojnë në varesi të përbërjes së mineraleve dhe temperaturës së arritur. Benefitet e ujërave termale janë përhapur gjërësisht edhe në fushën e kozmetikes dhe estetikes. Më të përdorur në këto produkte janë ato ujëra që përmbajnë:

 Klorur, i cili ndihmon në balancimin e yndyrës së lekurës
 Sulfat, i cili ndihmon në elasticitetin e lëkurës
 Fluori, ka veti inflamatore, efektiv veçanerisht për problemet e akneve
 Hekur, përmirëson disa tregues të lëkurës
 Baker, ndihmon në sintezën e kolagjenit, melanines dhe keratinës
 Zink, ka veti rigjeneruese dhe permireson problemet e akneve

Që në kohët më të hershme e deri sot, qendrat e ujerave termale përdoren si qëndra kurative duke përfituar nga benefitet e ujerave termale për shëndetin. Duke bërë banjo termale apo baltoterapi (trajtim me baltë termale), trupi përthith të gjithë mineralet dhe i depoziton në lëkurë, duke nxitur në këtë mënyrë edhe aktivitetin e metabolizmit.

Ne qendrat kurative me ujera termale, trajtohen, kurohen dhe parandalohen keto semundje:

1. Sëmundje të ndryshme reumatizmale dhe të kockave
2. Steriliteti i çifteve që nuk bëjnë fëmijë, veçanerisht kurohen femrat
3. Sëmundje të lëkurës si ekzemat
4. Qarkullimi i gjakut në gjymtyrët
5. Trajtohet lodhja fizike dhe mendore fale efektit relaksues
6. Nxit imunitetin e organizmit
7. Pastron gjakun duke eleminuar toksinat (nëpërmjet djersitjes ose urinimit)
8. Tonifikon dhe çlodh muskujt
9. Eshtë një qetësues ideal për sistemin nervor dhe stresin
10.Nxit ndjeshëm aktivitetin seksual të të 2-sekset duke rritur prodhimin e hormoneve

Por kujdes, banjot termale apo baltoterapia duhet të rekomandohen nga mjeku, sepse nuk janë të përshtatshme dhe efektive për të gjithë. Për shembull: personat që vuajnë nga zemra, tromboflebitet apo sëmundje të tjera, nuk mund të trajtohen me ujera termale.

Kura duhet të zgjase 7-14 ditë që të japë efektet e deshiruara. Ndërsa baltoterapia më pak, 4-7 ditë. Gjithashtu kura duhet shoqëruar me një dietë të caktuar e ushqim te pasur.

Me të gjithë këto benefite të ujerave termale, ia vlen ti provosh të pakten njëherë. Edhe në Shqipëri është kjo mundësi, ku mund të përmendim Llixhat e Elbasanit, me hotele bashkëkohore dhe me eksperiencë disa-vjeçare, me ujera të pasura me minerale që burojnë nga 13km thellësi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0