BB për vitin 2020: Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri më të ultat në rajon, 1.5 mld dollarë

BB për vitin 2020: Dërgesat e emigrantëve në Shqipëri më të ultat në rajon, 1.5 mld dollarë

Lajmi i fundit/Operacion antidroge Itali -Shqiperi,te perfshire prokurore dhe zyrtar policie
Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder …
George McLauren: E vetmja armë që mund te ndryshoje botën, është edukimi dhe morali.,

Raporti nga BB për vitin 2020: Emigrantët Shqiptarë kanë pasur dërgesat më të ulta në rajon, 1.5 mld dollarë.

Industria e dërgesave të parave ka qenë pjesë e përshpejtimit të dixhitalizimit, që është e vëzhguar në shumë dimensione të jetës gjatë krizës COVID-19.

Gjatë krizës COVID-19, industria e dërgesave të parave ka qenë pjesë e përjashtimit të dixhitalizimit e pare në shumë dimesione.

Nga qershori 2020, flukset e remitancave perms kanaleve dixhitale janë rritur, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, sidomos për emigrantët me qasje në llogaritë bankare dhe kartat e kreditit.

Në raport tregohet se Shqipëria renditet në dhjetëshen e përfituesve më të mëdhenj të remitancave në Europë dhe Azinë Qendrore, ndonëse në shifra më të ulëta se sa rajoni.

Sipas këtij raporti, përfituesi kryesor në Europë i remitancave ka qenë Ukrahina, ndjekur nga Rusia dhe Uzbekistani. Shqipëria, e fundit me 1.5 miliardë dollarë në 2020, ndërsa në raport me PBB, 9.7%.

Ky raport shpjegon se, duke u përballur me një mungesë të madhe të fuqisë punëtore në sektorë kyç (të tillë si bujqësia, ndërtimi, mikpritja dhe shërbimet e kujdesit) mes krizës COVID-19, qeveria gjermane vendosi të zgjasë programin e rregullimit të Ballkanit Perëndimor nën të cilin shtetasit e Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë gëzojnë qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës.

“Përveç kësaj, shtetasit e Ballkanit Perëndimor përfituan më së shumti nga Akti i ri i Imigracionit të Punëtorëve të Kualifikuar. Nga 30,200 viza me aftësi të larta të lëshuara në vitin 2020, gjithsej 2,024 u janë dhënë shtetasve serbë, 1,159 boshnjakëve dhe 778 shtetasve shqiptarë.”- thuhet në raport.

Sa i përket dixhitalizimit të sektorit, raporti tregon se, shumë operatorë kryesorë të transferimit të parave raportuan rritje me dy shifra në shërbimet e tyre dixhitale, në contrast të fortë me rënien e shërbimeve të tyre të dërgesave t ëparave. Kalimi nga para kesh në kanale dixhitale duket se ka vazhduar gjatë gjithë vitit 2020. Të dhënat e fundit treguan se remitancat ndërkufitare u rritën me 65% në 2020 (nga 7.7 miliardë dollarë në 2019 në 12 miliardë dollarë në 2020), duke arritur mbi 1 miliardë dollarë në transaksionet e dërguara dhe të marra çdo muaj (Andersson dhe Naghavi 2021, GSMA). Mendohet se ka pasur edhe një zhvendosje të gjerë në flukset nga kanalet informale në ato zyrtare në vitin 2020.”- thotë BB-ja.

Meqenëse dërgesat dixhitale regjistrohen më mire se sa dërgesat e parave kesh, veçanërisht ato të kryera me dorë ose të dërguara perms kanaleve të tjera informale, të dhënat zyrtare ka të ngjarë të regjistrojnë më shumë remitanca edhe nëse madhësia e vërtetë e dërgesave të parave mund të bjerë. Ky vëzhgim është në përputhje me faktin se një numër i madh i familjeve të anketuara në TM2 raportuan se morën remitanca më të ulëta që nga fillimi i COVID-19 në Meksikë (35%) dhe Republikën Dominikane (54%) edhe kur bankat qendrore regjistruan flukes hyrëse më të larta.

Madhësia e vërtetë e dërgesave të parave, që përfshin flukse zyrtare dhe informale, mendohet të jetë më e madhe se të dhënat e raportuara zyrtarisht, megjithëse shkalla e ndikimit të COVID-19 në flukset informale është e paqartë, nënvizonBanka./D.Hyka/MONITOR

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0