Bashkim familjar në Angli ? Ja, çfarë vendosi Gjykata e Lartë.

Evropa ‘vuan’ për mësues! Pakënaqësi për pagat dhe kushtet e punës
Stuhi në Venecia/Copa tullash bien nga kulla, turistët alarmohen
Protestë te materniteti i ri në Tiranë: ‘Shëndeti, jo veç nga mundësia për të paguar nën dorë mjekët!’

1281691276-ndarja-bashkimi-familjar

Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën la në fuqi po të njëjta rregulla për proçedurën e bashkimit familjar. Kushti për të ardhurat minimale që një qytetar britanik duhet të ketë për të sjellur bashkëshorten në Angli mbeti po aq sa ishte 18.600 euro. Ky kusht jep mundësinë qeverisë për të vlerësuar nëse çifti mund të mbajë veten pa këkruar ndihmë ekonomike nga shteti. Padia në gjykatë pretendoi se janë shkelur të drejtat e njeriut për një jetë familjare të përcaktuar në nenin 8 të Konventës Evropiane. Gjykata vendosi se ajo nuk i shkel të drejtat e njeriut. Megjithatë, ajo duhet të ndryshohet duke marrë parasysh fëmijët dhe burime alternative të ardhurash.

Vende të ndryshme në BE kanë pasur probleme me ligjet e debatueshme të imigracionit gjatë dekadës së kaluar. Në janar parlamenti slloven miratoi ndryshimet në Ligjin për të Huajt, ku miratoi masa emergjente për të moslejimin e refugjatëve në vend dhe për përjashtimin e atyre që kërkesat e tyre për azil nuk janë vlerësuar pozitivisht. Në të njëjtin muaj Turqia kërcënoi se do të anulloi marrëveshjen me Greqinë për refugjatët dhe emigrantët. Gjithashtu në janar Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se, kërkesa për azil në BE mund të refuzohet nëse ata kanë ndonjë lidhje me terrorizmin. Në qershor, Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi se emigrantët nga vendet jashtë  BE-së të cilët hyjnë ilegalisht në zonën e Shengenit nëpër një kufiri të brendshëm nuk duhet të burgosen. Në nëntor 2015, Gjykata e Lartë UK hodhi poshtë sfidën  në lidhje me  kushtin e të ardhurave në lidhje me bashkimin familjar.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0