Bashkia Tiranë pushon nga puna anëtarin e komunitetit egjiptian /Proçesi i paligjshëm dhe diskriminues

Bashkia Tiranë pushon nga puna anëtarin e komunitetit egjiptian /Proçesi i paligjshëm dhe diskriminues

Rrogozhinë/ Merr flakë makina (video)
Librat falas/ Prindër e nxënës shprehen të shqetësuar
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…

Tiranë: Qytetari Ali Ruçi,  anëtar i komunitetit egjiptian pushohet nga puna në mënyrë të paligjshme dhe diskriminuese nga Bashkia Tiranë.

“Braktisja  e punës në mënyrë të përsëritur, pasojë e së cilës shkelet disiplina në punë…” ishte ky arsyetimi me të cilin institucioni i Bashkisë Tiranë ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershmë të kontratës së punës me 64  vjeçarin, i cili punonte prej 5 vitesh pranë Drejtorisë së Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë, në sektorin e tezgave.

Ruçi pas një njoftimi me shkrim nga ana e Bashkisë Tiranë paraqitet këtë të premte pranë këtij institucioni për një seancë dëgjimore, në të cilën Aliu së bashku me përfaqësuesen e tij ligjore, aktivisten Klaudina Kuçi arritën të futeshin vetëm pas ndërhyrjes së mediave. Por gjatë këtij takimi nuk u arrit në një marrëveshjë që z. Ruçi të mos pushohej nga Puna.

“Kam punuar në Bashki te Zgarat, kemi patur raste natën ditën, kam qenë gjithmonë në gadishmëri dhe nuk e di arsyen së për çfarë më heqin nga puna. Madje as orët shtesë nuk mi kanë dhënë.”-shprehet z. Ruçi për mediat.

Por si ka nisur sfida e Z. Ruçi me institucionin e Bashkisë Tiranë për vendin e  tij të punës?

Disa muaj më herët në Qershor 2021, Z. Ruçi është njohur me masën disiplinore “Vërejtje” Për shkelje të rregullave në punë. Ndërkohë që për këtë gjë nuk është mbajtur një proçes verbal i firmosur nga ai  dhe  institucioni këtë pretendim ndaj punonjësit të papunë tashmë.

Gjendur përballë kësaj situate të vështirë për z. Ruçi dhe familjen e tij, të cilën e mbante me pagën e kësaj pune,  ai i është drejtuar për ndihmë Organizatës “Drejtësi Sociale” nga ku është ndihmuar për t’iu drejtuar këtij institucioni me anë të një shkrese,  në të cilën u kërkon  një kopje të  procesverbalit të mbajtur dhe të proçesverbalit të mbajtur në seancën dëgjimore për këtë masë disiplinore.

Por për këtë kërkesë nuk është dhënë një përgjigje me shkrim nga ana e institucionit.

Sipas nenit 37 Ligji nr.7961 i dates 12.07.1995 percaktuar ne Kodin e punes thuhet se: “Procedura e masës disiplinore nga punëdhënësi duhet të garantojë dëgjimin e palës që akuzohet për shkelje, paraqitjen e prova e etj.”

Përfaqësuesja ligjore e Z. Ruçi , aktivistja e Organizatës “Drejtësi Sociale”, Klaudina Kuçi thotë për informim.al se vendimi për pushimin nga puna  ishte i padrejtë. “Nuk është mbajtur nje proçes verbal për shkeljet e konstatuara nga ana e institucionit, kur i është dhënë masa disiplinore “Vërejtje”,  kjo e bën të paligjshëm më pas proçesin për shkarkimin nga puna.”

Bashkia Tiranë në datën 26.10.2021 njofton  z. Ruçi nëpërnjet një shkrese për fillimin e proçeduarve për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës për të cilën do të mbahej një takim në datë 29.10.2021.  sipas Bashkisë arsyetimi I këtij takimi ishte “braktisja  e punës në mënyrëtë përsëritur, është sjellje e papranueshme e punëmarrësit, pasojë e së cilës shkelet disiplina në punë dhe nuk plotësohen kërkesat operacinale të punës.

Në të njejtat kushte me 64 vjeccarin ishin edhe 3 punonjës të tjerë të këtij sektori përfshirë edhe përgjegjësin, ndaj të cilëve nuk është marë e njëjta masë disiplinore.

Sipas aktivistes Kuçi përderisa në provën që posedon ky institucion nuk është i përfshirë  vetëm z. Ruci por edhe 3 punonjës të tjerë , ky vendim përveçse i padrejtë, është edhe diskriminues.

Kemi të bëjme me diskriminim për mënyrën si është trajtuar çështja, punëtorët e tjerë vazhdojnë të punojnë atje dhe me informacionet që kemi nuk është marë masë ndaj tyre, ne do ta ndjekim edhe më tej këtë çështje  në  të gjitha rrugët institucionale, qoftë edhe deri në Gjykatë.”-përfundon aktivistja Kuçi.

*Burimi i fotos MCN TV

COMMENTS

WORDPRESS: 0