49 familje rome dhe Egjiptiane në qytetin e Fierit kanë bërë gati dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar nga fondi i rikonstruksionit në bashkinë e Fierit.
Programi i përmirësimit të banesave ekzistuese, i cili u vjen në ndihmë familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian, përfshin kryesisht rikonstruksion dhe ndërtim të çative , savatime , shtrim pllakash, ndërrim të dyerve dhe dritareve…etj.
Pavarësisht përpjekjeve , vlerësimit të banesave dhe dokumentacionit të mbledhur, këto familje nuk mund të përfitojnë as këtë vit, pasi Bashkia Fier nuk ka aplikuar për të përfituar nga fondi për projektet e strehimit 2021. Në të njëjtën situatë këto familje në nëvojë janë gjendur edhe një vit më parë.
Panajot Alushi, aktivist i organizatës Drejtësi Sociale në qytetin e Fierit tregon për informim.al se së bashku me banorët kanë shprehur interes pranë Bashkisë Fier për të përfituar nga Programi i Ministrisë së Financave për rikonstruksionin e banesave.
“ Në vitin e parë 2019 Bashkia kishte aplikuar, për shkak se firmat që kishin aplikuar ishin në proçes gjyqësor është anulluar projekti. Pasi u hap thirrja Bashkia na ka komunikuar se ka aplikuar për të përfituar nga fondi i Ministrisë së Financave . Kemi marë inxhinierët dhe kemi dalë në terren në çdo banesë, kemi bërë verifikimet e banesave sipas preventivëve se sa ishte kostoja e secilës banesë sipas nevojës. Nga Komunikimet me ne bashkia është shprehur se ka dërguar projektin, por deri më tani nuk ka një përgjigje.”- shprehet aktivisti i cili ka asistuar banorët në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Aktivisti i “Drejtësi Sociale” duke ndihmuar banorët me grumbullimin e dokumentacionit

Lista e banorëve që presin rikonstruksionin e banesave

Inxhinierët e bashkisë duke bere inspektimin, preventivin për kostot e secilës banesë
Sipas një kërkese për informim që organizata Drejtësi Sociale i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave rezulton se nga 61 Bashkitë e vendit të cilave i’u është drejtuar shkresa nr. 657, datë 14.01.2021 I janë përgjigjur vetëm 31 bashki, ndër të cilat nuk është Bashkia e Fierit.

Përgjigje e ministrise së Financave dhe Ekonomisë mbi numrin e Bashkive qe kanë aplikuar
“Në momentin që kemi marë një përgjigje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si me shkresë zyrtare por edhe nga komunikimet me Drejtoreshën e përgjithshme, rezulton se bashkia Fier nuk ka dërguar projektin për të përfituar nga ky fond. Kam komunikuar me përfaqësues të bashkisë të cilët momentalisht nuk më japin një përgjigje fikse. Ata më thonë e kemi dërguar, shkresa zyrtare nga Ministria e Financave e hedh poshtë këtë, jam në pritje të një shpjegimi.” –përfundon aktivisti Alushi.
Shkresa nr. 657 me datë 14.01.2021 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Strehimit mbi fondet për projektin e strehimit 2021 informon mbi mënyrën dhe afatet e aplikimit deri më 15.03.2021. Për vitin 2021 buxheti i shtetit për projektet e strehimit është 300 milion lekë në total, nga të cilat 140 milion janë mbështetje projektev të investimit nga viti 200 dhe 160 miolion lekë janë për programet e strehimit për vitin 2021.

Shkresa për hapjen e aplikimeve mbi fondet për strehimin 2021
COMMENTS