Informim.al raportoi në muajin Shkurt 2019 për mungesën e Ujit të Pijshëm në fshatin Mbrostar ku jetojnë 120 familje rome, pas raportimit dhe ankesës së familjeve rome në media u arrit një zgjidhje ku Bashkia Fier reagoi duke hartuar projektin për Rikonstruksionin e KUZ në lagjen Mbrostar Ura, Fier me vlerë 22,255,567 lekë e cila do të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
Familjet Rome me ndihmën e aktivistëve kanë dërguar një ankesë drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimit pasi fshati i tyre nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe janë të detyruar të blejnë apo të mbushin në puset e fqinjeve me pagesë, pas hetimit që KMD ka realizuar është konstatuar diskriminim me bazë racore dhe ekonomike.(kliko këtu për Vendimin e KMD)
Gazetarët kontaktuan me aktivistët e komunitetit Rom në Fier për ti pyetur rreth kësaj ngjarje, ata shprehen se: “Na vjen mirë që arritëm të gjëjmë zgjidhje për këtë problem, por banorët kanë ende dyshime sepse kjo gjë i është premtuar disa herë por mbetet për tu parë kur të zbatohet projekti për rikonstruksion e kanalizimeve të ujit të pijshëm”.
Nga:Brejdon Xhavara
COMMENTS