Bashkia Elbasan – Edhe sheshet para pallateve do të jepen me konçesion

TMERR NGA ZJARRET NË GREQI, DYSHOHET SE MES VIKTIMAVE KA DHE SHQIPTARË
Pandemia/ Pickim nën lëkurë dhe djegie e trupit – simptomat e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga koronavirusi
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sërish padi në SPAK

Elbasan – Gjatë këtij viti të vështirë plot me rekorde negative, Shqipëria shënoi edhe një tjetër rekord të çuditshëm në Europë,  sa i përket angazhimeve jashtë bilancit të qeverisë, që ka marrë për koncesionet e formës së Partneritetit Publik – Privat (PPP), në 9.5 të Prodhimit të Brendëshëm Bruto (PBB).

Kjo përqindje është të paktën 3 herë më e lartë sesa shteti që shpenzon më shumë për PPP-të në Evropë, Sllovakia. bazuar në të dhënat e project-buxhetit të vitit 2021 nga Ministria e Financave dhe Eurostati për shtetet e BE-së. Situata e rëndë me pandeminë nuk i ndërpreu pagesat për PPP dhe në vitin që vjen paraqitet e njëjta situatë.

Duket se shembullin e qeverisë e ka ndjekur edhe Bashkia Elbasan, e cila ka vendosur të japë me koncesion mirëmbajtjen e blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit. Bëhet fjalë për vendimin e datës 30 shtator të vitit 2020 mbi “Miratimin në parim të fillimit të procedurës për dhënien me konçesion, partneriteit publik privat të projektit “Rikualifikimim urban i infrastrukturës rrugore dhe rekreativiteti i blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit të Elbasanit”, mbështetur në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Shuma e parashikuar, sipas relacionit të buxhetit të shtetit të vitit 2021 për këtë PPP, është 882 milionë lekë.

Këtë vendim e ka kundërshtuar Partia Demokratike, e cila përmes një deklarate publike e ka konsideruar atë një praktikë “të padëgjuar më parë”. Ky vendim ngre një sërë pikëpyetjesh: sa do të jetë kësti vjetor që qytetarët do të duhet të paguajnë nga taksat e tyre? Cili është studimi i fizibilitetit që duhet të ishte bërë paraprakisht sipas të gjitha standarteve? Cilat janë studimet mjedisore përkatëse dhe mbi të gjitha si do ta përmirësojë cilësinë e jetesës së banorëve të Elbasanit?1111111111

COMMENTS

WORDPRESS: 0