Bari/Diplomohet online në spital me foshnjen e sapolindur

Bari/Diplomohet online në spital me foshnjen e sapolindur

Infektivi/ Të shtruarit në spital të vaksinuar
Kuota ditore e ushqimit e ulët në spitalet e bashkive
Rumani/Zjarr ne spitalin Covid

Nënë e një vajze me peshë tre kilogramë e 700 gram dhe një mjeke (me 110 lavdërim) në harkun e 24 orëve.
Është historia e 28-vjeçares Yvonne Monaco, e cila vendosi të japi tezën e saj të diplomës direkt nga spitali Mater Dei në Bari.
Yvonne ndërsa lidhej në skype me Universitetin e Salentos dhe në të njêjtën kohë përkundte vajzën e saj të porsalindur, Lavininë, u shpall “Doktore e Metodologjisë së ndërhyrjes psikologjike,( me lavdërim 110 ) dhe përmendje të veçantë”.
Një gëzim i dyfishtë ai i të resë nga Castellana Grotte (Bari), që bëri xhiron e rrjetit. “I thashë vetes – shpjegon nëna e re – se kam bërë këtë rrugë me të: ajo më shoqëroi për këta nëntë muaj gjatë provimeve, gjatë shkrimit të tezës, bëmë shumë sakrifica dhe kështu u përpoqa të diskutoja online”.

Historia :Sesioni i diplomimit ishte planifikuar tashmë për 24 nëntor. Por një ditë më parë, Lavinia e vogël, e cila u kishte lënë mjekëve përshtypjen se donte të lindte pak vonë, vendosi të vinte në botë papritmas. Kur filloi lindja për Yvonne-n, nuk mbetej gjë tjetër veçse të nxitonte në spital dhe të shtynte provimin përfundimtar të studimeve të saj. Mirëpo, Lavinia ia doli t’i japë dorën, duke lindur disa orë pas shtrimit në spital, me lindje natyrale. “Një eksperiencë e bukur”, përcakton Yvonne.
Kryeinfermierja Raffaella Ricci përgatit dhomën e Yvonne me gjërat e nevojshme për lidhjen. Në anën tjetër të monitorit po përgatitet komisioni i Universitetit të Salentos, i drejtuar nga profesor Omar Gelo.
“Ishte super emocionuese – thotë Yvonne – nuk pata kohë as të përfundoja lindjen dhe diplomimin. Të kisha Lavinian atje me mua ishte magjike, një emocion unik. Gjatë diplomimit e mbajta në krahë, unë nuk e kisha tezën, por e kisha atë, dhuratën më të madhe të të gjitha kohërave. Është sikur çdo gjë të përshtatet në mënyrë perfekte”. Emocionet ndjekin njëra-tjetrën dhe gjejnë kulmin e tyre me gjykimin përfundimtar që nënë e bijë dëgjojnë nga folësit e KP: “Pasi shqyrtoi kurrikulën, dëgjoi raportin dhe shqyrtoi rezultatin e diskutimit, Komisioni shpall doktorin e saj në Metodologjinë e ndërhyrja psikologjike, me 110 nota dhe nderime, dhe përmendje të veçantë”.

Përkthyer nga Tgcom

COMMENTS

WORDPRESS: 0