Baraka që shërben si qendër shëndetësore në Korçë

Shqipëria thyen rekord, ka numrin më të madh të të rinjve të papunë në kontinent
Franca në fronin e botës, “gjelat këndojnë” në faqet e para
Leskovik: Banorët, 15 vite pa ujë të pijshëm

Për banorët e fshatit Dersnik, kjo barake, shërben si qendër shëndetësore prej vitit 1991. Dhurata e popullit belg, ende mbahet në këmbë edhe pse funksioni i saj ishte provizor. Dërrasat janë kalbur nga koha, ndërsa çatia është gati të shembet ,duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Të bësh një vizitë në qendrën shëndetësore të fshatit, duhet të mendohesh mirë. Jo vetëm amortizimi i barakës, por edhe linjat e energjisë elektrike, që shtrihen nga kabina pak metër larg, mund të sjellin pasoja fatale, sidomos në kohe me reshje.

Me rrezikun mbi kokë punon edhe stafi mjekësor, i cili prej vitesh detyrohet të shërbejë në kushte të vështira dhe te papërshtatshme. Në Qendrën Shëndetësore të fshatit Dersnik, marrin shërbim mbi 800 banorë, të cilët prej vitesh përsëritin kërkesën për bashkinë për ndërtimin e një godine të re.

COMMENTS

WORDPRESS: 0