Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë ka vendosur në favor të banorëve të Zall-Gjoçaj dhe ka shfuqizuar vendimin Nr.146, dt.10.09.2020, “Mbi licencimin e shoqërisë “Seka Hydropoëer”shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga HEC “Zais”, me kapacitet të instaluar 2295 kë.
Pranimi I pjesshëm i kërkesë-padisë nga ana e Gjykatës për shfuqizimin e licencës së miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë, për HEC-in ‘Zais’ ishte n jë fitore për banorët të cilët prej dy vitesh protestojnë vendosjen e ujit në tuba.
Banorët, të cilët kanë bërë orë të tëra rrugë për të pritur në dyert e Gjykatës vendimin e ditës së sotme shprehen për mediat në lidhje me ngjarjen, duke deklaruar që nuk do të tërhiqen deri në ndalimin e punimeve.
” Do vazhdojë beteja pa ndërprerë, është Park Kombëtar mbrohet me ligj, atje ,makineritë bëjnë kërdinë, gjykatat i japin PO-në firmës, që të vazhdojë punimet dhe mbarojë masakrën. Është edhe bashkia e Matit pjesë e këtyre dëmeve që po i bëhen Parkut Kombëtar. Madje i ka dhënë një shkresë avokatëve, me pretendimin që këtyre banorëve nuk ju prishet interesi , nëse ndërtohn Hec-et. “, shprehet njëri nga banorët pranë Gjykatës.
Gjithashtu sipas tyre, problem është zvarritja e proçesit nga Gjykatat pasi ndërkohë që çësjtja zvaritet nëpër dyer institucionesh ata vazhdpjnë me punimet atje.
Pas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për të nxjerrë zonën e Zall Gjoçajt jashtë zonave të mbrojtura do të thotë që aktualisht punimet janë bërë në një zonë të mbrojtur. Sipas avokates së banorëve të Zall-Gjoçaj, Dorina Ndreka, duhen rregulluar paligjshmëria për dhënien e lejes brenda një zone të mbrojtur. “Ligjërisht edhe pse lejet janë të ligjshme ato nuk mund të egzekutohen sepse është zone e mbrojtur, në të cilën nuk duhet të kalojnë as bagëtitë e jo më kamiona e makineri për punimet e ndërtimit të Hec-eve.”, thekson ajo.
Sipas Citizens Channel , punimet për hidrocentralin “Zais” dhe “Sekë” prekin zonën e mbrojtur të Zall-Gjoçaj, e cila në vitin 2018 është bashkuar me Lurën për të formuar Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”.
Prej më shumë se dy vitesh, banorët janë organizuar në protesta të vazhdueshme dhe kanë ngritur paralelisht tre padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
COMMENTS