Uji i pijshëm në çesmat e banorëve të Tiranës, në zonën Yzberishtit mbetet ende një ëndërr. Ata vazhdojnë të konsumojnë ujë të fortë, me baktere, që e bëjnë atë të papërshtatshëm për përdorim human, përveç orarit të kufizuar të tij.
Banorët e kësaj zone me ndihmën e Organizatës ‘Për Advokim Socal’ kryen kampionimin e parametrave të cilësisë së ujit pranë” Tennis Laboratories” dhe përgjigjia e marrë tregon se, uji që vjen në banesat e tyre është i ndotur. Kështu shëndeti i rreth 100 familjeve rome e egjiptiane në këtë zonë është i kërcënuar.
Prof. Dr. Socol Abazi i cili ka bërë interpretimin e të dhënave të kampionimit të ujit në Laboratorin TENIUS, ka theksuar se në mostrën e analizuar disa prej parametrave fiziko-kimik dhe mikrobiologjikë kanë rezultuar jashtë limiteve të lejuar, duke e klasifikuar këtë ujë, si të fortë dhe me përmbajtje të lartë bakteriologjike, pavarëssht se, uji i pijshëm i sigurtë është thelbësor për shëndetin publik dhe mirëqenien e njerëzve.
Drejtuesja e Organizatës për Advokim Social, Romina Sefa trgon për informim.al se, prej dy vitesh qendra ka identifikuar dhe ka ngritur para intitucioneve përgjegjëse si UKT dhe Bashkia Tiranë problemin e mosfurnizimit me ujë të pijëshëm. “Banorët e Yzberishtit janë taksa pagues të rregullt të faturave të UKT, por paguajnë një ujë pa standarte dhe të dëmshëm për shëndetin e tyre dhe se shumë fëmije prej shumë kohësh kanë shfaqur probleme me diarren dhe infeksionin në veshka.”– thekson ajo.
Për kryefamiljarin me inicialet R. L. banues në zonën e Yzberishtit, furnizimi me ujë dhe cilësia e keqe e tij mbetet shqetësimi më i madh. “ Fëmijët na u sëmurën, vetëm bëjnë premtime boshe, unë nuk mundem të ble çdo ditë ujë për 3 fëmijët e mi. Ne po e paguajmë faturën, tani duam ujin.”- tregon ai i nervozuar për informim.al.
Në fillim të vitit 2021 UKT ka njoftuar nisjen e punimeve për furnizimin me ujë nga linja e re e Bollivës që do të shtrihej dhe te rreth 100 familje në këtë zonë. Por znj. Sefa gjithashtu tregon se aktivistët e organizatës kanë bërë monitorime në terren dhe është parë se pjesa më e madhe e punimeve të nisura në fillim të vitit 2021 janë ndërprerë. “Banorët e Yzberishtit tashmë furnizohen me linjën e vjetër nga puset e e cila duket dhe me sy të lirë që ka një ujë të ndotur dhe me orar tejet kufizues, vetëm 3 orë gjatë gjithë ditës.”- thekson ajo.
Të dhënat e parametrave fiziko-kimik dhe mikrobiologjikë janë si më poshtë:
“Fortësia, e cila tregon prezencë të ki‘iprave minerale kryesisht Kalciumi dhe Magnezi në mostiën e analizuar ka rezultuar 24.83 d°, ndërkohë norma e lejuar sipas vendimit nr. 379 është 10-20 d°.
Numërimin bakterial në 22 °C ha rezultuar 220 UFC/ml dhe në 36 °C, 930 UFC/ml, ndërkohë që normat për numërimin bakterial në 22 °C dhe 36 °C janë < 100 dhe < 20 UFC/ml respektivisht.
Koliformet totale kanë rezultuar në një prezëncë të shtuar përkatësisht 6900 UFC/100 ml, ndërkohë që norma e lejuar është 0 UFC/100 ml.
Pseudomonas Aeruginosa ka rezultuar prezente, 1 UFC/100 ml, sipas vendim nr. 379 ky parametër nuk duhet të jetë prezent”- ka specifikuar prof. Dr Abazi në interpretimin e të dhënave.
“Bazuar në sa më sipër, mostra tregon se ky ujë nuk është i përshtatshëm për përdorim human. Në rast të kundërt, lind nevoja për një trajtim paraprak të këtij uji dhe mbajtjen nën kontroll të vazhdueshëm.”- ka vijuar ai.
Znj. Sefa, gjithashtu, tregon për informim.al se, përgjigjet e analizës do ti dërgohen insitucioneve përgjegjëse së bashku me një ankesë të firmosur nga qytetarët romë dhe egjiptianë. Banorët nuk janë mjaftuar me kaq por kanë dalë dhe në media duke ngritur problemin e ujit te ndotur por deri më tani insitucionet nuk kanë marrë asnjë masë!
COMMENTS