Banka Botërore/ Tërmeti –Pandemia, kthen ekonominë shqiptare 8 vite pas

Familjet egjiptiane dhe rome akuzojne bashkinë Elbasan për mos transparencë.
Tokat në bregdet po përpihen nga erozioni…
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Nëse do të kthehemi pas në kohë e të kujtojmë edhe një herë tërmetin tragjik të 26 Nëntorit, i cili tronditi të gjithë Shqipërinë e mori 51 jetë njerëzish.
Së fundmi, Banka Botërore raporton se “Vlerësimi i financimit të dëmeve nga katastrofat në Shqipëri” nënvizon se niveli i varfërisë mund të ketë shkuar 8 vite pas (në skenarin më të mirë) për shkak të këtyre dy ngjarjeve madhore ku përveç tërmetit është edhe pandemia e COVID-19.”

E thënë më ndryshe, tërmeti shkatërrues ka rritur varfërinë subjektive, pra mënyrën e përceptimit të një individi për situatën e tij financiare dhe materiale në masën 2.3%.
Në kohën e vlerësimit të post-katastrofës ishin të paktën 20 miliardë lekë të planifikuara për rindërtimin, por nevojat për rimëkëmbje afatshkurtër vlerësoheshin në 67.1 miliardë lekë apo (610 milionë USD) gati 51 për qind e nevojës.

albania 1

           Foto: Covid-19 në Shqipëri

Por, cili është gjykimi raporti i Bankës Botërore për një situatë të tillë?
–Banka vlerëson se tërmeti preku të paktën 200 mijë individë në 11 bashki me një efekt madhor ekonomik.
–Raporti gjykon se ndikimi i pandemisë, nga ana tjetër, e ka bërë Shqipërinë më të dobët përballë katastrofave.
–Mes shumë efekteve negative në shëndetësi, ekonomi dhe efekte financiare, ajo që shihet si problematike është ulja e kapaciteteve të qeverisë, familjeve dhe bizneseve për të marrë veten pas katastrofave.
–Kompania e modelimit të riskut global AIR Worldwide vlerëson se dëmet mesatare në të ardhjen nga tërmetet dhe përmbytjet si 147 milionë USD në vit, me një ngjarje katastrofike për shembull tërmet 1 në 100 vjet që shkakton dëme deri në 2 miliardë dollar.

teremti demte

       Foto: Tërmeti 26 Nëntor në Shqipëri

Tërmeti që kaluam shkaktoi shumë dëme të mëdha dhe vlerësohen se shkaktojnë një mesatare prej 99 milionë USD dëme në vit. Në anën tjetër, përmbytjet sipas raportit, janë më të lokalizuara por i kanë dëme më të shpeshta që vlerësohen me një mesatare prej 48 milionë dollar në vit. Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat por jo ato publik.

Raporti i Bankës nënvizon se nga viti 1995-2015 ka një mesatare prej 30 mijë njerëzish që preken çdo vit nga fatkeqësitë natyrore dhe më shumë se 95 për qind e bashkive ishte prekur nga të paktën një fatkeqësi.
Për fat jo të mirë, Banka gjykon se kostoja ekonomike e fatkeqësive mund të rritet më tej, si rezultat i ekonomisë në rritje. Ndryshimet klimatike mund të rrisin më tej ashpërsinë apo frekuencën e fatkeqësive që lidhen me natyrën të tilla si përmbytjet apo stuhitë.

Përshtatur nga Informim.Al / Burimi: Monitor

COMMENTS

WORDPRESS: 0