Banka Borërore – Shqipëria si Afrika   60% e popullsisë së varfër vuajnë për bukë

Banka Borërore – Shqipëria si Afrika 60% e popullsisë së varfër vuajnë për bukë

Tregu i fruta-perimeve, monopol.
Ulen të ardhurat nga puna jashtë vendit, emigrantët sezonalë tashmë janë të papunë
Kuvendi/ Shqyrtohet në parim projektligji “Për buxhtin e vitit 2021”

Kriza ekonomike për shkak të Covid-19, godet ndjeshëm shtesat më të varfëra të popullsisë. Këto shtresa të gjendura në kushte të vështira ekonomike,  presin ndihmën e institucioneve përgjegjëse për të siguruar nevojat bazë. Nëse nuk bëhet ndërhyrje jemi duke shkuar drejt një rritje të numrit të popullsisë të paushqyer.

Banka Botërore duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.

Sipas Bankës Botërore , 60% e popullsisë së varfër në Shqipëri janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Sipas këtyre të dhënave Shqipëria krahasohet me disa vende të afrikës.

Sipas revistës Monitor, sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.

Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.

Të dhënat  INSTAT për vitin 2019  tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë . Sipas të dhënave, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t’u ushqyer. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%.  Pagat e ulëta dhe rritja e vazhdueshm e ccmimeve, i detyron qytetarët që pjesën më të mdhe të të ardhurave të tyre t’a shpenzojnë për të siguruar ushqim.

Gjithashtu Instat Publikon se ndryshimi  vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2020 është 2,9 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,6 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”.  Ndërsa ndryshimi mujor  ritja e çmimit  është 0,3 %, ku rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,8 %

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0