Strehimi në banesat sociale në Shkozë për dhjetëra familje të komunitetit rom i dha fund peripecive të jetës së tyre në çadër por ajo që nuk u mendua mirë siç rezulton sot ishte pamundësia e këtyre familjeve për tiu përgjigjur detyrimit mujor për banesat që iu dhanë me qera. Ramadani , babai i 4 fëmijëve është një prej kryefamiliarëve që prej kohësh e ka të pamundur qëndrimin në banesën që iu dha 4 vite më parë. Të ardhurat e mia janë 150 mijë lek ( të vjetra) , por ne burr e grua dhe 4 fëmijë jemi veti i gjashtë dhe më ka vënë qera shtëpie pensionin e invaliditetit që është 103 mijë lek të vjetra-shprehet ai. Ai gjithashtu shprehet se çuni i tij del në 6 të mëngjesit sepse nuk ka mjet dhe merr një thes për të mbledhur bidona dhe bie 6-7 mijë lek sa për të ngrënë buk. Ai vuan gjithë ditën dhe kur vjen puna sa të arrij ti shkoj ti shesi ai, i dalin policët bashkiak përpara pa pikë turpi dhe ia merr thesin dhe e hedh në makinë. Në pamundësi për tu zhvendosur diku tjetër ajo çfarë Ramadani kërkon është punësim për dy djemtë e tij të rritur . Situata e Ramadanit është pothuaj e njëjtë për 50 familjet e strehuara në banesat sociale në Shkozë dhe komunikimi ligjor me bashkinë për zgjidhjen e problemit duket jo i lehtë dhe padyshim jo i afërt.
COMMENTS